• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DHUNUA NGA DY PERSONA/ Çfarë thotë drejtori i Postës në Lezhë. Mister autorët dhe arsyet, policia nuk ka asnjë të dyshuar
Home
Aktualitet
Kronikë

U DHUNUA NGA DY PERSONA/ Çfarë thotë drejtori i Postës në Lezhë. Mister autorët dhe arsyet, policia nuk ka asnjë të dyshuar

28 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyrës dhe që lidhen me politiken”.

Kjo është dëshmia e dhënë në Polici nga Drejtori i Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë Pjerin Çuku, i cili u dhunua pasditen e së hënës nga persona ende të paidentifikuar. Por pas veprimeve, hetimore të kryeura dhe dëshmive të mbledhura, Policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin. Ndërkohë, agresorët kanë qenë dy të rinj të cilët e kanë goditur disa herë me grushte, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap. Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e tyre, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë të cilat mendohen të kenë filmuar dy dhunuesit e mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.

NGJARJA

Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, u dhunua në afërsi të banesës së tij në lagjen “Gurra” në Lezhë. Policia lokale tha se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 minuta në lagjen “Gurra” të qytetit. Mësohet se sulmi me grushte është bërë nga dy persona, për të cilët policia tha se nuk janë identifikuar ende. “Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen ‘Gurra’, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia. Pas ngjarjes, drejtori ka përfunduar në spitalin lokal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zyrtari lokal është qëlluar me grushte dhe për pasojë dëmtimet e tij janë të vogla.

PRECEDENTI

Ky është rasti i dytë që ndodh brenda një muaji ku drejtues të institucioneve publike dhunohen. Edmir Përndreca u dhunua me sende të forta më 30 nëntor. Më 22 dhjetor, policia lokale zbardhi ngjarjen dhe çoi në pranga dy persona. Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 persona, ku për dy prej tyre është prerë fletë arresti, përkatësisht Sebastiano Malotaj dhe Leonard Pepa, të cilët janë lënë në burg nga gjykata nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike”, sqaron policia. Ka dyshime të forta se sulmi mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes. Vetë drejtori deklaroi se ngjarja lidhej me detyrën e tij, duke theksuar se nuk kishte konflikte të tjera.

“Goditja është për shkak të detyrës se nuk kam pasur probleme të tjera dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër dhe duke pretenduar gjithmonë që me treguesit kemi arritur në nivelet maksimale. Normale që prishen interesa dhe ndodh edhe kjo, qoftë edhe lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato. Jemi rikthyer në punë pa u tërhequr në asnjë moment për të zbatuar ligjin dhe për të bërë detyrën sepse prandaj jemi këtu. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me 2 të akuzuarit, nuk i kam njohur. Besimin e kam të plotë që do të flasë vetëm ligji përderisa ka marrë një rrugë tjetër dhe nuk besoj se do të marrë rrugë tjetër. Nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, është diçka ekstreme se nuk mund t’i dalësh një zyrtari kështu. Ka zyrë e komunikim, por jo rrugëve. Këto veprime nuk do të më pengojnë në punë. Do vijoj si më parë dhe me ritme më të shpejta për ta çuar arritjen e treguesve dhe perspektivat e mia deri në nivelet maksimale për sa kohë të jem në këtë detyrë”, tha Përndreca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Analistët dhe deputetët serbë: Barrikadat e Vuçiç-it nuk po mbrojnë interesat e serbëve por të…
Previous article SHIRA TË DENDURE PËRMBYTJE NË FILIPINE/ 25 të vdekur dhe 26 të zhdukur

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT