Disa muaj pas ngjarjes së rëndë ku Klea Prenga mbeti e lënduar pasi u dhunua barbarisht nga dy motrat Berishaj ka dalë akt ekspertiza.
Sipas ekspertizës, rezulton se Prenga ende ka probleme shëndetësore edhe pse ka kaluar kohë nga sulmi, teksa disa prej dëmeve të marra janë të parikuperueshme.
Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i kë ndikuar edhe tek puna e saj si blogere.
E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe, të cilat as denjuan të çohen nga tavolina dhe ti vijnë në ndihmë të resë, shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmojnë barbarisht të renë.
Teksa më herët Antonela Berishaj e njohur nga pjesëmarrja e saj në një emision, vijon aktivitetin e saj në rrjetet sociale edhe pse së bashku me motrën e saj, Marielën janë të shpallura në kërkim.
Dy motrat, Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.


