19-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, i dënuar me burg përjetë pak ditë më parë nga Gjykata greke për vrasjen e studentes 21 vjeçare greke Eleni Topaloudi, ka përfunduar në spital.
Portali grek Loutraki.gr, raporton se shqiptari ka përfunduar në spital pasi është rrahur në qeli dhe është përdhunuar nga të burgosurit e tjerë.
Cilat janë gjetjet mjekësore?
I riu shqiptar ka deklaruar se është dhunuar nga të burgosurit, ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë se ai kishte dëmtime në unazën anale. Policia tashmë ka nisur hetimet për gjetjen e dhunuesve të tij. 19 vjeçari u ka thënë mjekëve se pasi ishte dhunuar ishte përdhunuar. Kur ishte zgjuar në mëngjes, nuk ishte në qelinë e tij dhe pa pantallona e mbathje. Edhe gjetejet e mjekëve kanë konfirmuar përdhunimin e shqiptarit.
Kujtojmë se, në dhjetor të vitit 2018 shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras i morën jetën studentes greke 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Dy djemtë goditën me shufër hekuri studenten pasi ajo nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta dhe më pas e hodhën të gjallë në shkëmbinjtë buzë detit, pasi menduan se kishte vdekur.
Ndonëse se shqiptari ia hodhi fajin mikut të tij, mediat greke raportuan se një tjetër akuzë binte mbi Aleksandër Lucën. Shqiptari u tha se kishte abuzuar me një tjetër vajzë, në këtë rast me një vajzë me aftësi të kufizuara.
Pak ditë më parë Gjykata greke e dënoi me burg përjetë shqiptarin Aleksandër Luca për ngjarjen e rëndë.


