• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U dënua për prostitucion, mbesa e Martin Camaj rrëfen bisedën me Ramën para largimit në Gjermani
Home
Sociale

U dënua për prostitucion, mbesa e Martin Camaj rrëfen bisedën me Ramën para largimit në Gjermani

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, e cila rreth 1 vit më parë la qelinë e burgut pas dënimit për prostitucion, në kërkim të një drite shprese për t’u bashkuar me fëmijët e saj dhe për një jetë më të mirë la Shqipërinë dhe ndodhet për azil në Gjermani. Emisioni ‘Njerëz në Fokus’ ka sjellë sot një intervistë të patransmetuar më parë (tre muaj më parë), ku 39-vjeçarja fliste për peripecitë pas daljes nga burgu. Vera Camaj tregoi peripecitë për të siguruar jetesën, duke shtuar se po lufton çdo ditë për t’u bashkuar me dy djemtë e saj, që tashmë i ka ish-bashkëshorti i saj.

 

39-vjeçarja rrëfeu mes të tjerash se gjatë kohës që ishte në Shqipëri i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama një mesazh, ndërsa ky i fundit e kishte marrë në telefon. Ajo tha se Rama i ishte përgjigjur shumë keq, dhe i kishte sugjeruar asaj që të mësonte si të shkruante.

 

“Jam e kërcënuar nga njerëzit e ish-burrit. Më thonë nuk ti lë, do të vrasim, do të presim. Unë i kam në kujdestari, dhe do ti kërkoj deri në vdekje. Unë i kam çuar dhe mesazh kryeministri Edi Rama para një jave. E kam mesazhin akoma, nuk e fshij. Ai më mori në telefon në orën 21:00 të darkës dhe më pyeti se a isha mbesa e Martin Camajt. Po i thash unë jam. Ai më foli keq. Më ta që ‘kur të mësosh të shkruash, shkruaj sërish. Unë i thash ‘më mbro’. I thash se; Nuk lekë , s’dua drogë, por vetëm më mbro. Fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Fëmijët e mi jetojnë shumë keq, nuk kanë kushte. Nuk punon babai i tyre. Djali i madh punon me makinë drush”, tha Vera Camaj, përcjell ‘BalkanWeb’.

39-vjeçarja rrëfeu mes të tjerash se gjatë kohës që ishte në Shqipëri i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama një mesazh, ndërsa ky i fundit e kishte marrë në telefon. Ajo tha se Rama i ishte përgjigjur shumë keq, dhe i kishte sugjeruar asaj që të mësonte si të shkruante.

Intervista e dhënë nga Vera Camaj tre muaj më parë
Sa kohë u bë që ke lënë qelinë?

8 muaj (Intervista u krye 3 muaj më parë)
Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?
Jam marrë me gjykatën e Shkodrës për të takuar fëmijët. Ato i mbajnë anën e atij tjetrit (ish-burrit). Dua që fëmijët të jenë të lirë. Ai i mban me zor. Djali i vogël është me depresion, ka nevojë që të shkojë tek psikologe. Me letra, djalin e vogël e kam unë, por vendimi nuk zbatohet.
Përse nuk zbatohet? Nga kush?
Jam e kërcënuar nga njerëzit e ish-burrit. Më thonë; ‘nuk t’i lëmë fëmijët, do të vrasim, do të presim’. Unë i kam në kujdestari, dhe do t’i kërkoj deri në vdekje. Unë i kam çuar dhe mesazh kryeministri Edi Rama para një jave. E kam mesazhin akoma, nuk e fshij. Ai më mori në telefon në orën 21:00 të darkës dhe më pyeti se a isha mbesa e Martin Camajt. Po i thash unë jam. Ai më foli keq. Më ta që ‘kur të mësosh të shkruash, shkruaj sërish. Unë i thash ‘më mbro’. I thash se; ‘Nuk lekë, s’dua drogë, por vetëm më mbro’. Fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Fëmijët e mi jetojnë shumë keq, nuk kanë kushte. Nuk punon babai i tyre. Djali i madh punon me makinë drush.
Ke punuar gjatë kësaj kohe?
Kam punuar vetëm për të larë qiranë e shtëpisë. Kam punuar në kuzhinë. Unë jam një letër. Kam frikë se do më vrasin. Jam me urdhër mbrojtje. E kam ndarë mendjen me ik, në Shqipëri nuk rri më. Në Shqipëri nuk rri më. Dua të iki ose në Gjermani, ose në Francë.

“Djemtë e mi torturohen nga ish-burri”, Vera Camaj flet nga Gjermania
Sot Vera Camaj ndodhet në një kamp azilantësh në Gjermani ku shpreson të fitojë edhe statusin e azilantit dhe më pas të tërheqë edhe fëmijët. Në lidhjen me Skype me gazetaren Ola Bruko në News24, Vera tregoi gjendjen e saj dhe bisedat me dy djemtë që ndodhen në Shkodër.

Vera në cilin kamp ndodhesh?
Ndodhem në Mainheim në Gjermani.

Ka të tjerë shqiptarë aty?
Ka shqiptarë. Nuk janë shumë sepse ka dhënë urdhër Rama që t’i kthejnë në Shqipëri.

Pse ky vendim për t’u larguar?
Në Shqipëri isha e kërcënuar nga bashkëshorti. Kërkova ndihmë në shtet, askush nuk më dha ndihmën. U detyrova t’i drejtohem Evropës.

Ti ke shpresë të fitosh azilin dhe të tërheqësh fëmijët?
Po besoj do bëhet realitet. Jam kërcënuar nga një alkoolist. Kam 3 muaj që s’i kam parë djemtë. As gjumi nuk më merr. Djali i madh më ka marrë disa herë në telefon duke qarë dhe më ka thënë se babi po na torturon. Kam marrë policinë në telefon nga Gjermania.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COCCIANTE NË TIRANË/ Ikona e muzikës italiane që u bë krahu i djathtë i Elhaida Danit (PROFIL)
Previous article Vrasja e gazetares investigative, detaje të reja: Nga ku u aktivizua bomba që iu vu në mjet

k.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT