• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA PËR DHUNË NË FAMILJE/ Ish-bashkëshortët akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, 56-vjeçari: Ajo ishte aventuriere dhe më ka tradhtuar…
Home
Aktualitet
Kronikë

U DËNUA PËR DHUNË NË FAMILJE/ Ish-bashkëshortët akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, 56-vjeçari: Ajo ishte aventuriere dhe më ka tradhtuar…

1 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e një 56 vjeçari i cili u dënua për dhunë në familje.

56 vjeçari: Unë jam në një konflikt të herëpashershëm me ish bashkëshorten time me të cilën kam dy fëmijë. Ajo me ka akuzuar shpesh për dhunë dhe ka marrë dhe urdhër mbrojtje. Ne jemi divorcuar pasi unë e kam akuzuar gjithmonë për tradhti. Kam pretendimet e mia se fëmijët nuk i ka me mua. Kishim 13 vite martese se bashku. Unë pretendoj se të gjitha këto vendime gjykate dhe akuza ndaj meje janë bërë të qëllimshme pasi ish gruaja ime ka pasur marrëdhënie me të tjerë në martesë dhe unë dyshoj se ka dashur të më largoj mua nga jeta e saj duke më akuzuar për dhunë. Por unë jam shprehur dhe në gjykatë se duke qenë se unë punoja gjithë kohen jashtë shtetit kur kthehesha gruaja ime nuk me afrohej fare madje me shume se një vit s’kishim marrëdhënie seksuale. Gjithë kohen ka shkuar me ka denoncuar. Gjyqtaret mendoj se janë korruptuar dhe s’kanë dhënë vendimin e duhur. Për këtë jam sot, pasi unë nuk shkoj dot te takoj fëmijët nuk mi lejon ish gruaja. Në 2019 ne bëmë divorcin dhe fëmijët u caktua të jenë në kujdestarinë e saj dhe unë të paguaj detyrim ushqimor për të cilin nuk e paguaj dot se s’kam të ardhura.

Më tej ai vijon: Kemi kaluar fillimisht mirë nuk kemi pasur probleme, kam jetuar në emigrim dhe shkoja dhe vija. Por kohët e fundit ajo filloj të ftohej dhe qëndronte ftohtë ndaj meje. Unë punoj në ndërtim dhe kam arsim tetëvjeçar. Ajo fillimisht punonte si edukatore kopshti, ndërsa tani së fundmi ajo punon mësuese në një shkollë. Ne u njohëm vet dhe kur unë u njoha me ish gruan isha rreth 40 vjeç, ndërsa ish gruaja kishte qenë në Amerikë dhe ka pasur punët e saj nuk më intereson e kaluara e saj. Madje ajo kur është martuar me mua ishte edhe shtatzënë. Unë me ish gruan kemi vetëm 6 vjet diferencë moshe, por ajo më kishte pohuar se nuk kishte pasur një martesë apo fejesë tjetër të mëparshme. As unë nuk kam pasur një martesë apo fejesë të mëparshme. Asaj kohe pas 4 muajsh ajo mbeti shtatzënë dhe ajo sëbashku me familjen më kërkuan që të zhvilloja martesën me të. Ajo ishte aventuriere dhe s’mund ti besoja sepse një njeri me vese si ajo e cila më qëndronte gjatë gjithë kohës ftohtë larg. Kam kërkuar ADN e fëmijëve dhe e kanë bërë pa praninë time, është e manipuluar çdo akt i gjykatës, jam dënuar disa herë vetëm me fjalë goje të asaj. S’më janë marrë për bazë asgjë, madje ajo s’ka dashur kurrë të punoj dhe donte të rrinte çdo ditë pa punë. Unë punoja në ndërtim dhe jeta ishte shumë e vështirë. Por unë e kam kapur ish bashkëshorten me dikë tjetër e kapa me telefon por ajo ka pasur disa lidhje jashtëmartesore madje mbante edhe ditar duke mbajtur shënime gjithë poshtërsirat e saj. Pra edhe marrëdhëniet seksuale dhe veprimet e turpshme i mbante shënim. Ajo më ka tradhtuar me disa njerëz madje mua më kanë dhunuar kërcënuar shantazhuar edhe natën. Unë kam bërë një analizë ADN të njërit prej fëmijëve ku më rezultoi se ai fëmijë nuk është i imi. Por ADN e bërë nga ajo me mashtrime nuk është e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Previous article "150 MIJË PAUND OSE..."/ Shantazhuan e kërcënuan me jetë një person, arrestohet 29-vjeçari, në kërkim një tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT