• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U dënua me vdekje pasi vrau burrin përdhunues, 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse
Home
Jetë

U dënua me vdekje pasi vrau burrin përdhunues, 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

21 June, 2018 Ina.Autor Jetë

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Hussein ka folur për herë të parë për martesën e saj me detyrim, përdhunimin nga bashkëshorti dhe goditjen fatale që i dha me thikë.
CNN ka siguruar dëshminë e 19-vjeçares, e cila është në pritje të rigjykimit në një qeli në burgun Omdurman pas apelimit të dënimit me vdekje. Historja e saj ka vënë në qendër të vëmendjes martesën me detyrim dhe përdhunimin martesor në Sudan, ku mosha ligjore për të tu martuar është 10-vjeç ndërsa përdhunimi martesor nuk konsiderohet krim.

Noura u martua me detyrim nga familja e saj në moshën 15-vjeçare, por e lejuan që të përfundonte shkollën. Tre vite më vonë, pas një ceremonie martesore, bashkëshorti i saj 35-vjeç donte të kryente marrëdhënie seksuale me të, në “muajin e mjaltit”.

Por pasi Noura e refuzoi ai e përdhunoi ndërsa anëtarët e tij të familjes e mbanin që të mos largohej, gjatë aktit të tmerrshëm.

Një ditë më vonë, burri i saj u përpoq përsëri ta përdhunonte, por ajo e goditi me thikë për vdekje.

Kur shkoi te prindërit e saj për mbështetje, ata e dërguan në polici.

Ja çfarë Dëshmia e Noura Hussein për CNN:

Ai u tha prindërve të mi se donte të martohej me mua, kur isha në klasën e 8-të. Ata më treguan pasi mbarova provimet në fund të atij viti. Dhe hera parë që unë e pashë atë ishte një javë pasi ai i kërkoi xhaxhait tim dorën për martesë.

Që herën e parë që më thanë, nuk pranova. U thashë që nuk dua të martohem, por të studioj.

I fola drejtpërdrejt atij e i thashë: “Nuk dua të martohem me ty”.

Unë u arratisa tek shtëpia e tezes në Sinnar, por dy ditë më vonë më kthyen në shtëpi, ku edhe u zhvillua ceremonia fetare, dy javë pasi ai më propozoi për herë të parë.

Më pas nuk kisha komunikim me të. Kur vinte për vizitë në shtëpinë time, unë largohesha. I thashë që nuk e dua.

Ceremonia e dasmës u mbajt 3 vite më vonë pasi mbarova provimet e shkollës së mesme. Ata bënë të gjitha ritualet e për martesën. Familja e tij ishte e mirë, por gjatë gjithë kësaj kohe unë nuk mora asgjë prej tij, as edhe një qindarkë të vetme.

U pushtova nga zemërimi, nuk e doja atë njeri. Mendova të bëj vetëvrasje. Unë qaja ndërsa isha e ulur pranë tij. Në makinë, ai vazhdonte të më afrohej dhe unë vazhdoja të largohesha. Kur arritëm në banesën e muajit të mjaltit, u mbylla në njërën prej dhomave.

Kjo situatë vazhdoi, nuk pranoja të haja, nuk pranova të dilja nga dhoma ime. Ditën e tretë më tha se ishte koha për të hapur derën, në të kundërt do ta thyente. Unë refuzova, por ndërsa ai flinte, dola nga dhoma por dera e banesës ishte i mbyllur.

Ditën e nëntë erdhën të afërmit e tij. Xhaxhai i tij më tha të shkoja në dhomën e gjumit. Unë i thashë jo, por ai më tërhoqi nga krahu im në dhomën e gjumit ndërsa kushëriri i tij më rrahu. Disa të tjerë më grisnin rrobat.

Xhaxhai i tij më mbajti nga këmbët ndërsa dy kushërinj të tij më mbajtën nga krahët. Ai erdhi dhe më përdhunoi, ndërsa unë qaja dhe bërtisja.

Më në fund ata u larguan nga dhoma. Kisha gjakderdhje, kam fjetur lakuriq.

Ditën tjetër ai më kapi, më hodhi në krevat dhe u përpoq të më përdhunonte. Po luftoja dhe dora ime gjeti një thikë nën jastëk.

Ne filluam të luftonim me thikë. Ai më preu dorën dhe shpatullën. Unë u ktheva në shtëpinë e prindërve. Nuk e kisha idenë se si arrita atje dhe ende po mbaja në dorë thikën.

Shpresoja që të përfundoja studimet në ligj dhe pastaj të martohesha, ëndrra ime ishte të bëhesha gjykatëse.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMPE REFUGJATËSH/ Balla: Shqipëria mban përgjegjësi, aq sa ka KËLLQE...
Previous article ARTUR ZHEJI/ Sirianët do drejtojnë Shqipërinë një ditë, se nuk shkulen më po erdhën...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT