• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA ME 12 VJET BURG/ Si merrte pedofili Abaz Doga, roja i shkollës pagën e një pedagogu universiteti
Home
Aktualitet
Kronikë

U DËNUA ME 12 VJET BURG/ Si merrte pedofili Abaz Doga, roja i shkollës pagën e një pedagogu universiteti

2 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme çështja e pedofilit të Kamzës Abaz Doga, mori një vendim përfundimtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi ai u dënua me 12 vite burg por ky skandal ka qenë edhe më i madh se një rast abuzimi seksual.Shqiptarja.com pati zbuluar ekskluzivisht më herët se ai ishte punësuar nga Bashkia Kamëz me një pagesë muhore sa e një pedagogu, ku për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, Abaz Doga është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj.

Në dokumentacionin që publikoi “Shqiptarja.com” rezulton se Abaz Doga, në muajin dhjetor 2015, ka hyrë në borderonë e Bashkisë Kamëz, pasi një pjesë e punonjësve të institucioneve shtetërore si roje, edukatore dhe pastruese i kaluan me VKM pushtetit lokal. Në dhjetor 2015, periudhë kur bashkinë e Drejtonte Xhelal Mziu i PD, pedofili Abaz Doga, vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja. Ka pasur 1 muaj kur Abaz Doga, është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doga është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja.

Pagesa e fundit për Abaz Dogën, rojen pedofil të dy shkollave në Kamëz, ka kaluar në muajin Maj 2020 në shumën prej 49,357 lekë të reja bruto. Pikërisht në ditët e fundit të muajit Maj, Doga së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Megjithëse komuniteti i nxënësve dhe mësuesve e dinin se ai ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, rezulton se Doga nuk është shkarkuar asnjëherë nga puna, por ka vijuar të paguhet rregullisht. Në një përgjigje të kthyer nga bashkia Kamëz u tha:”…kryetari i bashkisë Kamëz me urdhrin nr.194, datë 27 Maj 2020 vendosi largimin nga detyra të Abaz Doga me motivacionin “…dalje në pension…”.

Më tej Bashkia e Kamzës tha se Abaz Doga është punësuar pa kontrate qysh prej vitit 2012 e deri në momentin kur është larguar nga puna, ai ka qënë një punonjës pa kontratë. “…nuk disponojmë kopje të kontratës së punës me rojen në fjalë, pasi ai nuk është punësuar nga Bashkia Kamëz. Me urdhërin e keryeministrit datë 16 shtator 2015, pushtetit vendor i janë deleguar punonjësit mësimor të arsimit parashkollor (edukatore) dhe punonjësit ndihmës (sanitare dhe roje) në tetor 2015. Në momentin e transferimit të dosjeve të punonjësve të sipërcituar nga Zyra Arsimore Vendore Kamëz tek Bashkia Kamëz, në dosjen e Abaz Doga, nuk ka pasur kontratë pune…”-thotë bashkia. Hetimet për këtë çështje vijojnë nga prokuroria e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET UDHËZIMI/ A mund të përdoret për dozën e tretë, vaksinë e ndryshme nga 2 dozat e para?
Previous article "ISH-VJEHRRA MË PARALIZOI, DONTE TË MË TRAFIKONTE"/ Nëna e 6-vjeçares së dhunuar: Në martesë nisi ferri...

Delo.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT