• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËMTUAN NGA TËRMETI/ Veliaj: Brenda nëntorit përfundojmë shtëpitë individuale, vazhdojmë me kompensimet për dëmet më të vogla
Home
Sociale

U DËMTUAN NGA TËRMETI/ Veliaj: Brenda nëntorit përfundojmë shtëpitë individuale, vazhdojmë me kompensimet për dëmet më të vogla

26 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës thotë se puna për rindërtimin e shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti po ecën me shpejtësi, në mënyrë që të jenë gati në nëntor, e mandej t’i lënë radhën fillimit të punës për pallatet e reja. Nga Farka e Vogël, ku inspektoi hapjen e themeleve për tre shtëpi të reja për familjet e Ilir Qepës, Gëzim Kodrës dhe Indrit Plakut, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se puna do të vazhdojë edhe gjatë verës, për të mbajtur premtimin e dhënë.

“Jam shumë entuziast që kemi hapur tre kantiere të reja; kështu do të vazhdojmë në çdo lagje, nga 3-4, në varësi të shtëpive të dëmtuara. Një pjesë e madhe e qytetarëve do të shkojnë për pushime, kurse bashkia do të sigurohet që deri në fund të gushtit të mbajmë fjalën për shtëpitë e nisura. Fillimisht i dhamë ‘dum’ shtëpive që u prishën nga tërmeti i shtatorit, e pasi zgjidhëm atë hall, do të vazhdojmë me shtëpitë e tjera. Do t’u rrimë te koka përditë, çdo kantieri, derisa të shohim që u bë edhe shtëpia e fundit”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se krahas procesit të rindërtimit, Bashkia e Tiranës po përfundon edhe dhënien e dëmshpërblimeve për banesat me dëme më të lehta. “Mezi pres që jo vetëm të mbarojmë shtëpitë, por të mbarojmë edhe kompensimet, sepse ka edhe nga ata që ndoshta nuk u është prishur shtëpia, por kanë pasur dëmtime, një krisje në mur, një suva e rënë, një çati që duhet rregulluar. Për të gjitha këto arsye, është shumë e rëndësishme që edhe me pagesat të ecim shumë shpejt. Porosia e Kryeministrit është që para se të mbushet viti nga tërmeti i nëntorit, të kemi mbaruar të gjitha shtëpitë individuale”, tha Veliaj.

Në kryeqytet, tha ai do të rindërtohen 870 banesa individuale, e mandej nis puna për lagjet e reja në zonën e Kombinatit dhe “5 Majit”. “Në gjithë Tiranën do të bëjmë 870 shtëpi, pastaj në vjeshtë nisim me pallatet, të cilat marrin pak më shumë kohë, sepse edhe sistemimi, analiza dhe studimi duan më shumë kohë. Ne do të vazhdojmë dëgjesat me inxhinierët çdo javë, që qytetarët të bindenpara se ta marrin atë vendim. Pastaj, fillojmë me themelet e pallateve të reja në Kombinat dhe te ‘5 Maji’”, u shpreh kryebashkiaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PAK DITË MË PARË/ Dëshmia e njeriut të “Ndragheta-s” në Shqipëri e Ballkan: Kam punuar marangoz, s’kam lidhje me drogën
Previous article NDARJA NGA JETA E ADEM DEMAÇIT/ Ruçi: Krijues dhe borizan i pavarësisë së Kosovës, energjitë nuk i shteruan kurrë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT