• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËMTUAN LEHTË NGA TËRMETI/ Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve (FOTOT)
Home
Sociale

U DËMTUAN LEHTË NGA TËRMETI/ Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve (FOTOT)

25 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës.

Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, dhe Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku, inspektuan punimet që po kryhen për riparimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në këtë njësi. Çuko tha se në Tiranë janë 288 pallate, në të cilat është vlerësuar e domosdoshme kjo ndërhyrje, proces që ka nisur dhe po ecën paralelisht në të gjitha njësitë.

“Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka nisur procesi i riparimit të ambienteve të përbashkëta. Në njësitë urbane të Tiranës janë për t’u riparuar 288 ambiente. Sot jemi tek Njësia 1, ku po ndjekim procesin e punës, duke filluar nga prishja, suvatimi, lyerja dhe shpresojmë që ky projekt të japë impaktin e duhur tek banorët”, u shpreh Çuko.

Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku tha se ky ka qenë një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët, i cili është adresuar menjëherë nga Bashkia e Tiranës. “Kjo është një nismë që po kryhet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Kemi kërkesa të shumta, sepse rregullimi i hapësirave të përbashkëta është një ndër gjërat kryesore që kërkojnë banorët. Është një nismë fantastike, janë shumë të kënaqur”, shtoi Jaku.

Bashkia e Tiranës po zbaton prej disa vitesh programin për “Fondin e Komunitetit”, përmes të cilit kanë përfituar mijëra banorë të pallateve të ndërtuara para viteve ‘90, të cilët kanë riparuar hapësirat e përbashkëta në formën e bashkëfinancimit me bashkinë. Nisma më e fundit për pallatet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019 është financim i plotë i Bashkisë së Tiranës. / b.h

    

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONIN DROGË NË MIRDITË/ Arrestohen dy të rinj, u sekuestrohen... (EMRAT)
Previous article "UA ÇA SIKLETI..."/ Shqipja sapo e pranoi që është në një lidhje, ja çfarë i uron Tea

s.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT