• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËMTUA NGA TËRMETI I SHTATORIT/ Rindërtohet banesa e familjes Aluku në Kashar
Home
Sociale

U DËMTUA NGA TËRMETI I SHTATORIT/ Rindërtohet banesa e familjes Aluku në Kashar

29 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Katër muaj më parë, gjatë një inspektimi me kryeministrin Edi Rama në zonat e prekura nga tërmeti në Kashar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i premtoi Besnik Alukut rindërtimin e banesës. Sot, të shtatë anëtarët e familjes së Besnikut i gëzohen shtëpisë së re, e cila është rindërtuar në kohë rekord, shumë herë më e mirë se banesa e mëparshme.

Kryebashkiaku ishte në pikërisht në familjen Aluku për t’i dorëzuar çelësat e banesës së re, prej ku siguroi se është vetëm çështje që të përfundojë rindërtimi edhe i banesave të tjera.

“Ndihem shumë mirë sot, Besnik, që u fute në shtëpinë e re. E mbaj mend atë ditë kur u takuam, ishte edhe kryeministri, kurse ti kishe shumë pak besim.

Në fakt, natyra njerëzore është e tillë, po nuk e pa me sytë e tij, nuk e beson. Jemi në muajin e Ramazanit dhe jam i lumtur që sot futesh në shtëpinë e re. Mesazhi që duhet të japim është se shtëpitë do t’i bëjmë të gjitha, por me radhë. Pra, fillimisht, ju që u prekët në shtator, pastaj djali dhe 870 familjet e tjera që u prekën në nëntor, të cilat do t’i fillojmë shumë shpejt”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se për çdo shtëpi të dëmtuar ka edhe një dosje të plotë. Ai siguroi se banesat më të dëmtuara do të rindërtohen nga e para, ndërsa për ato me dëme më të lehta, do të bëhen riparimet e nevojshme.

“Kryeministri e ka lënë porosi, që të ecim shumë shpejt me shtëpitë e reja, edhe për shtëpitë që u prekën nga tërmeti i dytë. Për secilën ka një dosje, për secilën dosje ka një çmim. Për dosjet që shtëpia u prishet dhe bëhet nga e para, do të bëhet me brigadë ndërtimi. Për ata që kanë vetëm probleme të thjeshta, që mund të bëhen me pak riparime, do marrin pagat dhe do të bëjnë riparimet”, u shpreh Veliaj.

Ndonëse paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, ishin të shumta ato biznese të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të ndihmuar në rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Duke i falenderuar për përgjegjësinë sociale të treguar në këtë periudhë, ai tha se pjesa më e madhe e bizneseve në këtë kohë të jashtëzakonshme ka kërkuar që të kontribuojë.

Pas tërmetit të shtatorit që i dëmtoi rëndë banesën, familja Aluku u sistemua përkohësisht nga Bashkia e Tiranës në një çadër, ndërkohë që iu dhanë edhe ndihma. Paralelisht nisi menjëherë edhe puna për përgatitjen e dosjes për rindërtimin e banesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Futbolli italian mund të mbyllet këtu!
Previous article PARALAJMËRON "DEMIN" LAUTARO/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk është e lehtë të luash përkrah "Pleshtit"

k.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT