• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë
Home
Aktualitet
Kronikë

U BLLOKUAN NË LUMIN DRIN I ZI/ Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

3 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtatë qytetarë kanë shpëtuar pa lëndime pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në zonën e njohur si “Ura e Gjoricës” në Bulqizë, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit.

Sipas Policisë, alarmi u dha nga një prej personave të bllokuar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarët e tij nuk mund të dilnin nga rrjedha e lumit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbërritën në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, organizuan operacionin e shpëtimit.

Gjatë ndërhyrjes, të shtatë qytetarët u nxorën në mënyrë të sigurt nga rrjedha e ujit me gomone. Fatmirësisht, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Dibrës apelon ndaj qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, veçanërisht në rastet e ndryshimeve të menjëhershme të nivelit të ujit, si dhe të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin pa pagesë 112 për çdo situatë emergjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë
Previous article DERAJET E PARA/ Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

DERAJET E PARA/ Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë Aktualitet

DERAJET E PARA/ Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT