Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Ra në sy prezenca e Majlinda halilaj, deputetes së re që zuri vendin e Bashës në Kuvend pasi deri para këtij momenti ishte “fantazëm”, pa asnjë foto apo deklaratë.
/AlpeNews.al



