Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në kryqëzimin pranë parku “Rinia”në të cilin janë përfshirë 3 mjete , përkatësisht një fuoristradë e dy taksi.
Alpenews.al siguron pamjet nga aksidenti, ku duket se fuoristrada ka marrë para dy taksitë e të gjitha mjetet janë bërë “përshesh” duke shkaktuar kështu një aksident në të cilin fatmirësisht nuk janë përfshirë mjete të tjera.
Policia gjendet në vendngjarje për të gjetur shkakun aksidentit.
/AlpeNews.al