Ndahet nga jeta Elton Allkos, djali i cili luftoi për muaj me radhë me sëmundjen e rëndë të leuçemisë.
Eltoni ishte një djalë kurajoz dhe falë optimizmit dhe dëshirës për jetën mundi të mposhtë për mjaft kohë sëmundjen e rrezikshme. 23 vjeçari nga Pishkashi u bë model frymëzimi dhe nuk u dorëzua deri në fund të jetës.
Me gjithë përpjekjet e familjarëve, miqve, shokëve, bashkisë dhe donatorëve, ai nuk mundi të mbijetojë.
U prehsh në paqe Elton dhe ngushëllime familjes!


