• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U BË BARCALETË…”/ Mbështetësja e flaktë e Berishës denoncon manipulimin e primareve
Home
Politikë

“U BË BARCALETË…”/ Mbështetësja e flaktë e Berishës denoncon manipulimin e primareve

16 March, 2025 s.autor Politikë

Një nga mbështetëset e Berishës gjatë procesit të Rithemelimit, Mimoza Rexhvelaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvilluan dhe u manipulua procesi i primareve brenda Partisë Demokratike.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo shprehet se, ndonëse besoi se primaret do të sillnin një standard të ri demokratik, procesi përfundoi i shkatërruar dhe i deformuar, duke humbur çdo vlerë që pretendonte të kishte.

Sipas saj, shifrat e votave janë fryrë në mënyrë qesharake dhe në fund, lista përfundimtare nuk përfaqëson fituesit realë të garës, por individë që nuk kanë marrë mbështetjen e demokratëve. Rexhvelaj vë në dukje rastin e Aurel Markajt, ish-kryetar i komisionit të primareve në Malësinë e Madhe, i cili, pa garuar, përfundoi në listën për deputetë të Shkodrës.

“Mos është ky shpërblimi për mbushjen e kutive në Malësi apo thjesht rastësi?!”, pyet ajo, duke hedhur dyshime mbi ndershmërinë e procesit dhe duke akuzuar për manipulime të hapura.

Rexhvelaj e mbyll reagimin e saj duke ironizuar situatën, duke e quajtur procesin e primareve një farsë të kthyer në barcaletë dhe duke sfiduar drejtuesit e Rithemelimit të japin shpjegime publike mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Reagimi i saj në Facebook:

Shkëlqimi dhe shëmbja e Procesit të Primareve!
U fol shumë për një standard të ri që Partia Demokratike vendosi për garën e primareve.
Realisht si demokrate dhe dashamirëse e garave demokratike, shumë njerëz si unë, e besuam dhe garuam me bindje se vertetë do të vendosej një standard i ri.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.
Procesi u deformua, shifrat u frynë sa u bëmë qesharak për publikun e gjërë.
Ajo që bije në sy është mosrreshtimi i njerëzve që fituan primaret dhe rreshtimi i atyre që kanë 20 vota, ose më pak.

Qeshia mbi tortën e primareve është lajmi i fundit ku rezulton kandidat në listën e Shkodrës Aurel Markaj kryetari i komisionit të primareve në Malësinë e Madhe.
Nuk kam asgjë personale me Aurelin, por mëqënse ka pas ëndërr dhe aspirata për Deputet pse nuk garoj si ne?
Pse nuk ndoqi procedurën e rregullt të kandidatëve të tjerë?

Pse bëri kryetarin e komisionit në Primare dhe sot ai rezulton në listë?
Dua të di publikisht mbi çfarë kriteresh dhe mbi cilën pikë të statutit e keni mbështetur në këtë rast ?

Dhe sa demokratike është kjo?
Se këto 48 orët e fundit jemi bërë barcaletë në Malësi
Mos është ky shpërblimi për mbushjen e kutisë në Malësi apo thjesht rastësi?!
Hajde, “Suksese në jetë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTITË DORËZUAN EMRAT/ KQZ shqyrton sot listat e kandidatëve për deputet
Previous article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT