Deputetja socialiste Elisa Spiropali, teksa po komentonte në OPEN zgjedhjet në SHBA, e cilësoi polarizimin atje si “një ballkanizim të debatit në SHBA”.
Sipas Spiropalit, votuesit e Trumpit kanë turp të thonë se mbështesin Trump.
“Ballkanasit dhe shqiptarët janë ndjerë më mirë për vetën, pasi pamë se u ballkanizua edhe debati SHBA. Votuesit e Trumpit kanë turp të thonë se mbështesin Trump. Kjo është analiza që unë nxora. Mund të ketë patur një ndrojë nga fryma liberale në tërësi, për të thënë se jemi mbështetës të Trump. Trump u mbështet edhe në 2016. Ka sërish një mbështetje për Trump.”, tha Elisa Spiropali.


