Tre pjesëtarë të një familjeje janë paraqitur në gjendje të rëndë mbrëmë në spitalin e Elbasanit.
Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e vajza e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur me urgjencë në spital, pasi ishin asfiksuar nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje.
Ndërkaq, mësohet se pasi kanë marrë ndihmën mjekësore gjendja e tyre është normalizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


