Dy vëllezër nga Mallakastra janëndosur në prangat e Policisë ditën e sotme pas një viti që ishin vendosur në kërkim.
Të dy vëllezërit LANI BORAJ dhe OLEN BORAJ për dy ditë rresht kanë rrëmbyer dhe kanë mbajtur peng një 46 vjeçar. Ky veprim ka ardhur pas një konflikti (dyshohet pronësie) midis vëllezërve Boraj dhe 46-vjeçarit nga Fieri.
Pengmarrja 48 orëshe ndodhi në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “Heqje të paligjshme të lirisë”, ‘Armëmbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
Lani Boraj, 37 vjeç
Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.
Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S. B, 46 vjeç, banues në Fier.