• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR VRASJEN NË VLORË/ Eris Mehmetaj djali i ish-deputetit të PD, koka e fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA PËR VRASJEN NË VLORË/ Eris Mehmetaj djali i ish-deputetit të PD, koka e fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë

1 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua dy ditë më parë në Tiranë si i implikuar atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Rustem Hoxha. Eris Mehmetaj është djali i deputetit të Partisë Demokratike në legjistaturën 1997-2000, Xhevdet Mehmetaj. Pas rikthimit të Sali Berishës në vitin 2005, Mehmka mbajtur edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve, kur drejtohej nga i ndjeri Sokol Olldashi. Në vitin 2018, Mehmetaj rezulton se është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës dhe përplasjes së tij me Lulzim Bashën, ish-deputeti i Tropojës Mehmetaj ka qenë një nga kontribuesit dhe eksponentët kryesorë të “Foltores” dhe më pas të “Rithemelimit” të Berishës. Aktualisht ai është një figurë kryesore në PD dhe në këtë fushatë, drejton një nga shtabet elektorale në Tiranë.Mehmetaj, një mësues i vlerësuar matematike, komsiderohet si figura kryesore e PD në njësinë numër 2 në Tiranë. Ndërkaq, Eris Mehmetaj, që ra në pranga nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, mëngjesin e 27 prillit. Sipas burimeve të bëra me dije nga blutë, grupi hetimor deri më tani dyshon se Mehmetaj i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së Hoxhajt.

Eris Mehemtaj, rezulton që aktivitetin e tij e kishte shtrirë në shit-blerjen e pronave, ndërkohë që thuhet se ka qenë dhe mik i afërt me Roan Brahimin, një emër ky i njohur për publikun, pasi një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë iu vra dhe i ati, Gjovalin Prendi.
Nga hetimet rezulton se Mehmetaj ia kishte dorëzuar automjetin autorit para vrasjes së 58-vjeçarit, ndërsa i ishin ndërruar edhe targat me qëllim mos identifikimin nga Policia.
Eris Mehmetaj, u vu në pranga një natë më parë, ndërkohë që policia i sekuestroi telefonin e tij, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt. Dyshohet se vrasja e këtij të fundit është porositur nga një grup kriminal që operon nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, nga një vështrim në profilin në rrjetet sociale të Mehmetaj, jo më larg se një muaj më parë, ka postuar foto nga Dubai, ku bie në sy jeta luksoze.
Renato Hoxhaj, 58-vjeç, u vra mëngjesin e 27 prillit në afërsi të banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Ai u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup dhe fatkeqësisht humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishte bashkëjetuesja e tij, ajo e cila dëgjoi të shtënat dhe pasi doli jashtë gjeti partnerin e saj të shtrirë në rrugë dhe të “larë” nga gjaku.
58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij. Lidhur me këtë ngjarje blutë kanë marrë deri më tani në pyetje pesë persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij, Klodiana Rakipaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET SHOKUESE/ Genta Gjalpi “kap prej flokësh” vajzën e bashkëshortit
Previous article "DO JU HAMË TË GJALLË"/ Rama për deklaratën e Alizotit: Është çyryk! Janë njëri më i mbaruar se tjetri. Më 12 maj...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT