Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si “Zogu i Tiranës’ është arrestuar nga Policia pas një hetimi për shfrytëzim prostitucioni në qendrat estetike në Tiranë.
Por me kë e kaloi natën “Zogu i Tiranës” para se të shoqërohej nga Policia?
Një vëzhgim i thjeshtë tregon se Nikaj e ka kaluar natën në një clubet e natës në Tiranë, në shoqërinë e Iva Alikos, e njohur si ish e dashura e një deputeti në Kosovë. Ata shfaqen duke pirë alkool, shisha, cigare dhe janë argëtuar nën rritmet e muzikës, ne videon e publikuar nga vete Aliko në Instagram. Por ky argëtim nuk ka zgjatur shumë, pasi ai është arrestuar nga Policia.
Sipas hetimeve “Zogu i Tiranës”përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime seksi nga vajzat, kundrejt pagesës.