• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Pse SPAK-u i kërkon GJKKO-së të dënojë ish-prokurorin e Sarandës, çfarë zbuluan përgjimet
Home
Breaking News

U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Pse SPAK-u i kërkon GJKKO-së të dënojë ish-prokurorin e Sarandës, çfarë zbuluan përgjimet

6 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në Gjykatë pretencën për 8 të pandehurit e dosjes së Sarandës.

Mes tyre gjendet edhe prokurori i kësaj prokurorie Sali Hasa dhe një oficer i Policisë Gjyqësore. Hetimi i çështjes së tyre ka zgjatur për muaj më radhë, ndërkohë që SPAK-u pretendon se i ka faktuar akuzat e ngritura ndaj tyre ndaj për të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje është kërkuar dënimi me 18 vjet burg, pasi të gjithë të akuzuarit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Kështu, SPAK-u kërkoi shpalljen fajtor të Sali Hasës ish-prokuror i Sarandës për të cilin akuza thotë se përgjimet e ekspozuan, duke marrë ryshfet për të pushuar hetimet.

Për akuzën e “korrupsionit” dhe “mos deklarimit të pasurisë”, SPAK-u kërkoi dënimin me 5 vite të Sali Hasës, që ishte prokuror deri qershorin e vitit 2021, moment kur edhe u vu në pranga.

Por, në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ish-prokurorin, u propozua të aplikohet zbritja e dënimit me 3 vjet burg, po ashtu edhe për shtetasin Emiliano Mirani që u mbyll hetimi, u kërkua dënimi i tij me 2 vite e gjashtë muaj burg, kurse 1 vit heqje lirie për familjaren e tij, e cila dyshohet se ndërhyri te prokurori.

Për episodin tjetër, atë të lehtësimit të hetimeve për një të arrestuari, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e ish-oficerit Napolon Hodaj me 2 vite burgim.

Në total për të gjithë të akuzuarit prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin e tyre me 18 vite heqje lirie, kërkesë që ende nuk dihet nëse do të ndryshohet apo të lihet në fuqi nga ana e Gjykatës.

Në dosjen e SPAK bëhet me dije se veç dy episodeve të korrupsionit, përgjimet zbuluan edhe një trukim e ndeshjeje futbolli të kategorive të ulëta.

Sipas përgjimeve bëhet me dije se rezultati i ndeshjes të mbajtur në mars 2020 mes Selenicës dhe Kolonjës u paracaktua, dhe për këtë u kërkua dënimi i ish-arbitrit Qerim Ruci, pjesë e këtij hetimi me 8 të pandehur.

PJESË NGA PRETENCA E PROKURORISË

Sali Hasa, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/ 2 të Kodit Penal.

Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Elsona Papa, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/ a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 i Kodit Penal si dhe 305/b/1 të Kodit Penal.

Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj
Previous article "BORA ZEMANI ËSHTË..."/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” habit me deklaratën: Ka gjasa të dështojë...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT