Zbardhet dëshmia e Eduart Lamajt, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia në një klinikë private pasi dyshohet si atentator për ekzekutimin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.
Mësohet se ai është shprehur se viktimat i kishin borxh dhe dëshironte t’i shkatërronte hotelin.
Sakaq, Lama ka theksuar se nuk ka pasur qëllim t’i vrasë, por i është kundërpërgjiigjur pasi e kanë qëlluar.
Ndërkohë policia deklaron se nuk qendron version i dëshmisë së autorit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.


