• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PAK DITË MË PARË SI AUTOR I NJË VRASJE NË DON BOSKO/ Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujëa Andrea Bregasi, pësoi arrest kardiak
Home
Breaking News

U ARRESTUA PAK DITË MË PARË SI AUTOR I NJË VRASJE NË DON BOSKO/ Ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujëa Andrea Bregasi, pësoi arrest kardiak

20 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më parë, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës. Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës. Vetëm një ditë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër i burgosur, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Dyshimet edhe për të janë se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale
Atentati i dështuar në Don Bosko

Bregasi u arrestua më 11 korrik 2024, si autor i një atentati të dështuar në Don Bosko të Tiranës në dhjetor 2023. Ai u kap vetëm 7 muaj pas atentatit në hyrjen e një pallati në Durrës, ndërsa në çantë iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak.

33-vjeçari dyshohet se ka qenë autor i atentatit në Don Bosko, ku më 14 dhjetor 2023 ka qëlluar në drejtim të makinës së tregtarit Rudolf Zefit, ndërsa me të ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Grupi hetimor nuk e ka zbardhur dot motivin e këtij atentati, ndërsa ka pasur edhe dyshime se mund të kishte ngatërruar shënjestër.

Andrea Bregasi rezulton të ketë qenë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor 2022 nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Për arrestimin e tij si autori i atentatit të dështuar të ndodhur më 14 dhjetor 2023, policia kishte vënë në dispozicion 5 mijë euro për kokën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS/ Zbulohen detaje nga arrestimi i Arben Kaçorrit, kunatit të Martinajt
Previous article FLET PËR MARRËDHËNIEN ME VAJZËN/ Noizy: S’kemi mundur të kemi një lidhje si familje normale

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT