• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NË VLORË/ Kush është 46 vjeçari, kushëriri i fantazmës që kontrollonte PROSTITUCIONIN
Home
Sociale

U ARRESTUA NË VLORË/ Kush është 46 vjeçari, kushëriri i fantazmës që kontrollonte PROSTITUCIONIN

5 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 46-vjeçar nga Vlora u arrestua një ditë më parë nga policia pasi rezultonte person në kërkim.

“Rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore shtetasi Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm është me masë  sigurie ‘Arrest shtëpie’, me qëllim ekstradimi. Ky shtetas ka marrë masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Veprën Penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme”, njoftoi zyrtarisht Policia e Vlorës.

Grigor Lamaj, i cili ka përdorur edhe emrin Genci, ishte pjesë e një grupi që shfrytëzonin vajza për prostitucion në Itali, kryesisht shqiptare. Në vitin 2001, organizata që drejtohej nga Lefter Lamaj, kushëriri i Gencit, u godit nga një aksion i karabinierëve, me disa persona të arrestuar, por Genci dhe Lefteri i shpëtuan prangave. Të dy u dënuan në mungesë nga drejtësia italiane.

Grigor Lamaj u arrestua në Tiranë në maj 2016 në kuadër të aksionit të koduar “Pranvera”. Ndaj tij, gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit shtëpiak në pritje të ekstradimit drejt Italisë, edhe pse ai ishte një person në kërkim ndërkombëtar dhe rreziku tu arratisur ishte i lartë. Dhe kjo ndodhi. Grigor Lamaj theu masën e sigurisit personal, për tu arrestuar një ditë më parë në Vlorë. Ndërkohë, kushëriri i tij, bosi i organizatës që merrej kryesisht me shfrytëzim prostitucioni në Itali në vitet ‘90 dhe fillimvitet 2.000 është ende i pakapshëm.

Këtij të fundit, drejtësia italiane i ka faturuar edhe vrasjen e një vajze latine në vitin 2.000, që shfrytëzohej si prostitutë nga organizata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dortmund kërcënon lojtarët: Ja çfarë do t’ju ndodhë po bëtë si ata
Previous article Dosja e Sigurimit kundër Kadaresë, Ngjela: Ju rrëfej pse Enveri nuk e arrestoi

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT