• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NË TIRANË SI PJESË E NJË CELULE TË ISIS/ Ekstradohet në Gjermani Komron Zukhurov
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA NË TIRANË SI PJESË E NJË CELULE TË ISIS/ Ekstradohet në Gjermani Komron Zukhurov

4 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë në Gjermani shtetasin nga Taxhikistani, Komron Zukhurov, i arrestuar si pjesë e një celule terroriste. I dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS dhe i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste, Zukhurov u arrestua më 30 prill nga anti-terrori.

Gjatë arrestimit të tij, 24 vjeçari Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cenohej jeta.

Në datën 2 Maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Zukhurov, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Komron Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim. Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë, ndërsa u arrestuar nga anti-terrori në fund të muajit prill.

Arrestimi i 24-vjeçarit u bë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë dhe është kushëri i bashkëjetueses së ish- deputetit të PD-së, Asllan Dogjani, i cili është edhe avokati i tij mbrojtës.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS). Zukhurov ka mundur që të vijë në Shqipëri në mënyrë legale dy muaj e gjysmë më parë, para se Gjermania ta shpallte atë në kërkim ndërkombëtar në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Hyseni: Do të shohim hapa konkretë të angazhimit amerikan në...
Previous article "JANË VENDI MË I RREZIKSHËM PËR T'U INFEKTUAR"/ Najada Çomo apel qytetarëve: Kemi 5 muaj lodhje, në spital po shtohen…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT