• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA ME ERZEN BREÇANIN/ GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t’i ndryshojë masën e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA ME ERZEN BREÇANIN/ GJKKO lë në burg Bujar Ajetin! Nuk pranon t’i ndryshojë masën e sigurisë

29 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka refuzuar të lirojë nga paraburgimi Bujar Ajetin (Gjermizi) në hetim për vrasjen e dy vëllezërve Nela. Bujar Ajeti u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati dhe ish zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Në dosjen e SPAK, Germizi akuzohet se në bashkëpunim me Mustafin dhe shefin e Krimeve Gjoni ka planifikuar vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani të Madhe. Ata kanë dashur të vrasin Albert dhe Edmond Nela nga Kukësi dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09 korrik 2024 kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar Ajeti (Gjermizi) dhe zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.”

Në përfundim të gjykimit, gjyqtarja Elsa Ulliri e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot

Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e grupit kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë. Dy prej të arrestuarve nga SPAK  në nëntor 2023 për pjesëmarrje në grup kriminal, ishin dhe Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi të cilët u akuzuan se kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETOHEN 23 PROKURORË TË RINJ NË KLP/ Nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
Previous article VIDEOLAJM/ Ilir Meta hidhet nga shkëmbi, tre truproja turren me not ta nxjerrin nga uji

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT