• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA DUKE PIRË KAFE/ Kush është “I FORTI” i Vlorës që u dënua sot me 24 vjet burg… (NGJARJA)
Home
Breaking News

U ARRESTUA DUKE PIRË KAFE/ Kush është “I FORTI” i Vlorës që u dënua sot me 24 vjet burg… (NGJARJA)

14 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

24 vjet burg ka dhene gjykata e Vlores per Blendo ( Edison ) Alikajn, personi i cili eshte shpallur fajtor pasi plagosi tre shtetas te poliklinika qendrore ne nje lokal ne muajin janar te vitit 2017.

Ai u arrestua pak kohe me pare në Tiranë duke pirë kafe në zonën e “Unazës së Re”.

mnd

Alikaj akuzohet nga Prokuroria për “vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake në mjedise publike”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 5 janar të këtij viti, në qytetin e Vlorës, për të cilën Alikaj ishte shpallur në kërkim dhe nuk gjendej nga autoritetet.

Ai ka tentuar të vrasë dy vëllezër, pronarë të një pike bastesh sportive, pas një konflikti për motive të dobëta. Mirëpo, atentati ka dështuar dhe në atë ngjarje u plagosen tre persona, dy vëllezërit dhe një person i rastësishëm.

NGJARJA

Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, më datën 04.01.2017, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Hajro Cakërri” të qytetit të Vlorës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur shtetasit, Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe shtetasi F.K. Ata janë shtruar për mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit gjetën 13 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm në vendin e ngjarjes. Për rastin në fjalë, shpjegimet e para i kanë dhënë dy vëllezërit e plagosur, të cilët kanë thënë se kishin një konflikt me një person që e njihnin vetëm me emrin Edison. Ata thanë para hetuesve se atentatori ishte klient i rregullt i lokalit të tyre. Pasi kanë marrë të dhënat nga sistemi TIMS, tre të plagosurit kanë mundur të identifikojnë si atentator shtetasin Blendo (Edison) Alikajn. Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar edhe katër dëshmitarë të tjerë, që ishin në lokal në momentin kur nisën të shtënat.

Po kështu, nga akt-ekspertimi mjekoligjor, rezulton se shkalla e dëmtimeve për shtetasin Marsel Sheko hyn në kategorinë e dëmtimeve të rënda, pra gjymtim, ndërsa për dy të tjerët dëmtimet kanë sjellë humbje të aftësisë për punë për të paktën 9 ditë. Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka dhënë edhe një masë sigurimi “arrest me burg” për shtetasin Blendo Alikaj, e cila është dhënë në mungesë. Pas muajsh kërkime, Blendo Alilaj është lokalizuar në Tiranë disa ditë më parë, ku është arrestuar pas një aksioni policor në një lokal në zonën e “Unazës së Re”. Ai ishte krejt i vetëm dhe është arrestuar nga oficerë policie të veshur civil.

ARRESTIMI

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Policinë e Vlorës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tri banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej Blendo Alikaj, më datën 26 nëntor. Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga qytetarët, është lokalizuar vendndodhja e të kërkuarit, në një lokal pranë vendit të quajtur “Astiri”, në zonën e “Unazës së Re”.

Tre oficerë civilë të Forcës së Posaçme Operacionale e kanë kapur në befasi në lokalin ku ai ishte ulur, duke i mbërthyer prangat në duar. Fillimisht, dy oficerë i janë ulur në të dyja krahët, ndërsa i treti i është afruar nga pas, duke i kapur duart. Më pas, skuadra e Policisë e ka shoqëruar në banesën ku ai jetonte në arrati, prej muajit janar, ku në prezencën e tij është bërë kontrolli i shtëpisë për gjetjen e ndonjë objekti të jashtëligjshëm. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishekë pistolete, një palë dorashka të zeza dhe një kapuç-maskë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori i Rusisë/ Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar nga vendi organizator
Previous article 1 javë para lamtumirës, Andres Iniesta: Po bëhet gjithmonë e më e vështirë

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT