• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA DJE NË GREQI/ Porositën vrasjen e Artan Cukut, zbulohet CV kriminale e Jambellit dhe Bashimit
Home
Breaking News

U ARRESTUA DJE NË GREQI/ Porositën vrasjen e Artan Cukut, zbulohet CV kriminale e Jambellit dhe Bashimit

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy nga shqiptarët e identifikuar si autorë të ngjarjes së përgjakshme në Voula në janar 2022, rezultojnë me një CV të pasur kriminale në Greqi dhe Shqipëri.

Bledar Jambelli, 42 vjeç i njohur dhe si Rikardo Muho apo me identitetin tjetër fals Xristos Xamkidis, rezulton me urdhër arresti ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasjen e oficerit Artan Cuku. Ai është arrestuar në 16.12.2018 ne Greqi për “mosbindje” dhe “armëmbajtje pa leje” por është liruar në 2019. Mësohet se ai rezulton me precedentë penale në Greqi gjithashtu për “mashtrim”, “vjedhje”, “shkelje të ligjit mbi emigrantet”, ndërsa më parë rezulton të jetë arratisur edhe nga një Komisariat grek. Ndër të tjera mësohet se në Shqipëri Jambelli ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje në Vlorë të ndodhur në 2012 dhe dy vrasje e një plagosje të ndodhura në Vlorë në 2006, por ka marrë pafajësi.

Ndërkaq Marsel Bashimi, 35 vjeç, njihet edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita. Ai ndodhet i burgosur në burgun “Koridhalo”. Bashimi shkurt është arrestuar si pjese e një grupi kriminal për vjedhje dhe grabitje, kryesisht ne mjetet e transportit publik. Po ashtu ai ka precedentë edhe për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”. Ndër të tjera ai rezulton i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një shtetasi gjeorgjian që punonte delivery, ngjarje e ndodhur pas një zënke mes tyre për përparësinë e kalimit të mjeteve në rrugë. Ndërkohë në Shqipëri Marsel Bashimi, nga lagjja “Manalat” Gjirokastër, ka qenë i arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat. Ai i grabiti celularin nen kërcenimin e thikës, gjate kohës që e reja kthehej nga varrezat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit francez nga foltorja
Previous article TRANSFERIMI I TAHIRIT NGA BURGU I FIERIT NË ATË TË LUSHNJES/ Avokati Haxhia: Ai është më i disiplinuari

s.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT