• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U “ARRATIS” NGA PORTI I DURRESIT/ Anija siriane ul spirancën 5 milje larg Portit të Rijekës, mister drejtimi i saj (HARTA)
Home
Breaking News

U “ARRATIS” NGA PORTI I DURRESIT/ Anija siriane ul spirancën 5 milje larg Portit të Rijekës, mister drejtimi i saj (HARTA)

9 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Anija siriane “Seascaner” vijon të lundrojë në det të hapur. Report Tv ka ndjekur lëvizjen e anijes misterioze, e cila u largua në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut nga Porti i Durrësit, pa leje dhe pa njoftim.

Siç shihet edhe në hartën që sjell më poshtë Report Tv, anija ndodhet 5 milje (7 km) larg Portit të Rijekës dhe ka ulur spirancën, duke vijuar misterin mbi drejtimin e saj.

Anija “Seascaner” me flamur Sierra Leone kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 tonë.

Ndërkohë, për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin, anija “Seascaner” ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku është larguar pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të 7 korrikut. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar.

Në të shkuarën, trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve. Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana Vjollca i bën fanses së saj dhuratën më të bukur për ditëlindje: “Pavarësisht kushteve të vështira…”
Previous article SEANCA E SË HËNËS/ Të pranishëm vetëm kryetarët e grupeve, Ruç: Sot lexova kërkesën e...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT