• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve
Home
Breaking News

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

2 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

dhe pse ruhej 24 orë nga efektivë të policisë jashtë banesës së tij në Shkodër, Hasan Ferracaku ka arritur që të arratiset pa lënë asnjë gjurmë.

Hasan Ferracaku është një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur. Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës, por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruajtjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Ferracakut, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, nga gjykata kërkoi mbikëqyrje 24 orë. Ferracaku ishte në ruajtje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arratiset për arsye që ende janë të paqarta. Ai ishte një prej dy të plagosurve në masakrën e 26 qershorit 2021 në Velipojë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku. Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku lidhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.

Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve. Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT