• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ANULUA NË JANAR 2019/ Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar
Home
Sociale

U ANULUA NË JANAR 2019/ Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

30 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas anulimit të koncesionit në janar 2019, Këshilli i Ministrave autorizoi të mërkurën vazhdimin e negociatave, duke vendosur që të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, pa e sfiduar atë në Gjykatë të Lartë.
Rama-Balluku-573×400

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi që të rikthejë projektin koncesionar të rrugës Thumanë-Kashar përmes autorizimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të vijuar procedurat e negociimit me kompanitë “Gener 2” dhe “G2 Infra’.

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, qeveria ka vendosur që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit të datës 29 korrik 2021, pa e sfiduar atë në Gjykatë të Lartë.

Vendimi shoqërohet nga një “marrëveshje e zgjidhjes”, por kjo e fundit nuk u publikua.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon procedurat për dërgimin e studimit të ri të fizibilitetit për mendim dhe shqyrtim pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,” thuhet në vendim.

Projekti i partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë-Fushë Krujë –Vorë –Kashar ishte pjesë e programit infrastrukturor “1 miliardë euro” të shpallur gjatë mandatit të dytë që qeverisë “Rama”.

Projekti ka një kosto të parashikuar ndërtimi prej 245 milionë eurosh dhe u fitua nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj. Pas shpalljes fituese, Gener 2 themeloi kompaninë bijë G2 Infra për zbatimin e koncesionit.

Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Por një skandal shpërtheu dhe negociatat nuk u përmbyllën.

Në dhjetor 2018, qeveria u vu në siklet kur u zbulua se një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, pasi kishte përdorur më parë dokumente të falsifikuara.

Dokumente të zbuluara më parë nga BIRN sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave që kryen procedura për llogari të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

Në janar 2019, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi ndërprerjen e koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, ndërsa shtoi se fondi i koncesionit do të shkonte në dobi të të ashtuquajturit ‘pakti për universitetin”.

Por kompanitë “Gener 2” dhe G2 Infra e paditën urdhrin e Ballukut në gjykatë dhe e fituan çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në prag të pushimeve verore më 29 korrik, trupa gjyqësore e drejtuar nga Rilinda Selimi dhe me anëtare Altina Nasufin dhe Blerona Hasën vendosi që të pranojnë padinë e ngritur nga kompanitë Gener 2 dhe G2 Infra kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Sipas dispozitivit të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, Apeli Administrativ ka vendosur që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”.

Trupa gjykuese vendosi gjithashtu t’a detyronte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’i përcillte për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "35 MIJË ÇËSHTJE PA SHQYRTUAR"/ Zv/Kryetari i Gjykatës së Lartë: Sfidë ulja e çështjeve të prapambetura, rrezik krijimi i një stoku të ri
Previous article "BENIADA DO ISHTE PJESA E FUNDIT"/ Ardit Çuni zbulon projektin e ri: Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT