Albion Kapedani është 29-vjeçari që u aksidentua rëndë teksa tentonte të kapte trenin që ishte në ecje.
Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë ditën e sotme bëjnë me dije mediat italiane. Më 20 shtator të vitit që lamë pas, shqiptari ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin San Martino në Itali.
Kapedani u rrëzua në momentin e nisjes së trenit, duke rënë në hapësirën midis shinave dhe platformës, në stacionin e Sestre Levantes.
Një i ri italian vuri re rënien e Kapedanit dhe tërhoqi frenin e emergjencës, duke e ndaluar trenin. Pasagjerët e tjerë u hodhën për ta nxjerrë 29-vjeçarin, koka e të cilit ishte vetëm tre metra larg rrotës.
Ai u transportua menjëherë në spital, me dëmtime të rënda në kokë, ndërroi jetë 4 muaj më pas.