U aksidentua mbrëmjen e së dielës nga një 66-vjecar,por 16 vjecari R.J niset në gjendje të rëndë drejt kryeqytetit.
Burime nga spitali bëjnë të ditur 16 vjeçari është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt Tiranës.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Korcë-Pogradec ne afersi te fshatit Symiz.
16 vjecari ka qenë duke kaluar rrugën teksa është përplasur nga një mjet tip benz i cili drejtohej nga nje 66-vjecar banues ne Korce.
Drejtuesi i mjetit E.S, pasi ka perplasur adoleshentin eshte larguar menjëhere nga vendi i ngjarjes por policia ka bërë të mundur shoqërimin e tij drejt komisariatit vetëm disa minuta më vonë në lagjen nr. 3 të qytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur së kanë qenë shokët e 16 vjecarit, ata që kanë lajmëruar policinë dhe kanë vënë në dijeni për targën e 66 vjeçarit i cili pasi përplasi adoleshentin u largua nga vendi i ngjarjes.