• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U AKSIDENTUA GJATË NATËS NË TIRANË/ Çfarë ndodhi me 23 vjeçarin që përfundoi…
Home
Breaking News

U AKSIDENTUA GJATË NATËS NË TIRANË/ Çfarë ndodhi me 23 vjeçarin që përfundoi…

19 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë natës në Tiranë, pasi ka tentuar që t’i largohet forcave të policë më makinën e tij, por është përplasur me një pemë. Sipas burimeve nga Policia mësohet se ngjarja ka filluar në ish-Bllok, ku policia i ka bërë shenjë për të ndalur  dhe 23-vjeçari ka shtuar shpejtësinë duke mos u bindur urdhrave të Policisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se  shtetasi i cili nuk i është bindur patrullës është Romario Murati, 23 vjeç nga Bulqiza dhe jeton në Tiranë.  Murati është një person i njohur për skedat e policisë, pasi në vitin 2016 është përfshirë në një plagosje në Durrës, ku ka qëlluar mbi një 43-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas Policisë, Murati është ndjekur për disa minuta në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke i bërë “zbor” uniformave blu.  Në fillim ai është ndaluar në rrugën Nikolla Tupe, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë rrugën që të çon tek “Pallati me shigjeta”.

Murati ka qenë me një makinë C Class ngjyrë gri, dhe është ndjekur nga skuadra Shqiponja dhe grupe të tjera të Policisë Rrugore, por sërish ka ecur me shpejtësi shumë të lartë.  Mësohet se ka tentuar që të largohet nga Tiranë, por kur ka shkuar tek “Pallati me shigjeta” ësthë përplasur me një pemë dhe ka mbetur i plagosur.

Pas plagosjes është shtruar në spital, ku ndodhet aktualisht ndërsa ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë për  mosbindje të policisë dhe  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjnë me dije se i është bërë testin e alkoolit, por ka rezultuar i pastër, por dyshohet se mund të ketë qenë në efektin e drogërave.

Njoftimi i policisë

Komisariati nr.2. Më datë 18.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për ndalim dhe gjatë largimit është përplasur me një shtyllë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 242 të Kodit Penal.

Plagosja në 2016

Një 43-vjeçar mbeti i dëmtuar pas një sherri me një 21-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Durrës. Mësohet se i riu Romario Murati pas një konflikti të çastit me 43-vjeçarin Leonard M., qëlloi me sende të forta në trup këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtime të shumta. I lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Egziston një pozicion gjatë seksit me emrin “pretzel”dhe çiftet po luajnë mendsh
Previous article Chelsea pa Hazard/ David Luiz dhe Kovacic SIGURIA për ndeshjen ndaj PAOK

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT