• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ABUZUA QË NË MOSHËN 13 VJEÇARE/ Djali i jetimores së Shkodrës konfirmon historinë e Adrianës, denoncon me emra abuzuesit
Home
Aktualitet
Kronikë

U ABUZUA QË NË MOSHËN 13 VJEÇARE/ Djali i jetimores së Shkodrës konfirmon historinë e Adrianës, denoncon me emra abuzuesit

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ervis Zefi, djali që dikur ka jetuar në të njëjtën jetimore në Shkodër së bashku me vajzën e abuzuar, Adrianën, ka konfirmuar sot historinë e saj.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”, ai ka rrëfyer ngacmimet seksuale dhe dhunën që i ushtrohej fëmijëve të jetimores.

“Historia e Adrianës është shumë reale sepse kam qenë vetë aty. Roja i jetimores i kapte gjoksin vajzave, i gjuante në të ndenjura. Adrianën e ka kapur prej flokësh dhe e ka futur te kaldaja. Personeli fuste fëmijë më të rritur se ne për të na rrahur. Roja i natës rrihte edhe fëmijë me nevoja të veçanta. Mësuesit e shkollës e dinin për dhunën e ushtruar.

Që në 2003 e deri në 2007-n kam qenë me të. Unë i di të gjitha gjërat që kanë ndodhur aty. Nuk heq as pikë e as presje nga historia e Adrianës. Në vitin 2003 kushtet nuk kanë qenë aspak të mira dhe ka patur dhunë nga personeli. 5 persona mund të kenë qenë të mirë, shumica e personelit dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht. Na rrihnin, na linin me një këmbë.”-ka treguar ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se psikologia që shokoi publikun, Antonjeta, nuk ka qenë e pranishme në atë periudhë te shtëpia e fëmijës në Shkodër.

“E njoh Antonjetën, por jo personalisht. Ajo na thoshte se nuk merrem me kopilat e shtëpisë së fëmijës. Një psikologe nuk mund të dalë e të flasë ashtu. Ajo nuk ka qenë asnjëherë e pranishme dhe nuk na ka folur për dhunën apo për përdhunimin”-ka treguar Zefi.

I riu ka shtuar edhe një sqarim lidhur me pjesën e abuzimit të profesorit të fesë islame.

“Dua të them diçka për pjesën e profesorit të fesë islame. Ai nuk ka qenë një përfaqësues i fesë islame ose i veshur si i tillë. Ka qenë thjesht një mësues i devotshëm ndaj fesë. Antonjeta tha qe nuk ka pasur profesor të fesë islame, por në fakt ka patur”- ka thënë djali.

Për më tepër, ai ka denoncuar me emra abuzuesit dhe është shprehur se është i gatshëm që rrëfimin e tij ta thotë edhe në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE KAM ARMË, JAM GATI T'I DAL PËRBALLË"/ Historia: Si i futi në sherr vëllezërit Hallulli testamenti i nënës
Previous article THELLIM I BASHKËPUNIMIT/ Gjonaj, takim online me homologun nga Kosova

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT