Kreu i FRPD Arvit Bushati, i ndaluar nga policia per protesten e zhvilluar para gjykates se Apelit Shkoder pak dite me pare, nga brenda komisariatit: Nuk pranoj te jap asnje deklarate ne polici. Nuk kemi bere asgje. Nuk kam besim tek ky shtet. Eshte nje shtet i kapur dhe kriminal ndaj nuk kemi si te japim asnje deklarate. Ne po presim qe te lirohemi.
Ne Komisariat ka shkuar edhe Kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi. Ajo eshte futur brenda mjediseve te policise.
Tre protestuesit e FRPD vijojne te jene brenda komisariatit. Ata nuk pranojne qe te japin deklarate ne polici duke pretenduar se eshte nje shtet kriminal dhe i korruptuar.
Ne Komisariat mberriten edhe dy deputetet e PD Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku, te cilet u futen brenda mjediseve per te takuar drejtorin e policise Vehbi Bushati lidhur me shoqerimin e tre antareve te FRPD.
Tymuese e shashka për lirimin e kuksianëve, policia shoqëron 3 protestues të FRPD (emrat)
Shoqerohen ne Komisariatin e Policise Shkoder tre protestues nga radhet e FRPD, Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati ky i fundit kryetar i FRPD.
Ata protestuan para Gjykates se Apelit Shkoder gjate seances per 11 kuksianet e arrestuar, ku 4 prej te cileve mbeten ne burg.
Sipas policise dyshohen se kane prishur qetesine publike dhe kane marre pjese ne nje proteste te paligjshme si dhe jane autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.


