Tashmë kjo masë sigurie do të funksionojë edhe me aplikacione nga Google si Authenticator dhe Authy.
Kjo është me rëndësi të veçantë sepse verifikimi me dy faktor me SMS, është i lidhur me një numër individual telefoni dhe përdor kode statike.
Me fjalë të tjera këto kode mund të interceptoheshin nga një haker i cili në kushte të veçanta nuk ka nevojë të ketë fare akses fizik në telefon.
Me aplikacionet 2FA si Google Authenticator, kodet zhduken pas 30 sekondash, një mënyrë më e sigurte për të aksesuar llogaritë tuaja.
Megjithatë ende ju duhet një numër telefoni për të aktivizuar 2FA në Twitter sepse përdoret për rikuperimin e llogarisë.
Ata që duan ta aktivizojnë mund ta gjejnë verifikimin e ri me dy faktor në faqen e suportit. /PCWorld Albanian


