Anëtari i komisionit të Ekonomisë, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me festa e fund vitit dhe varfërinë me të cilën po i kalojnë shqiptarët.
Ai e ka konsideruar si të papranueshëm vendimin e qeverisë për të mos ulur ose hequr tvsh e ushqimeve bazë të shportës duke marrë parasysh që vendi ynë e ka më të lartën në vendet e BE-së.
Reagimi
Festat e fundvitit varfërojnë shqiptarët
Një raport i fundit i Eurostat, bën me dije se ushqimet kanë patur rritje të forte të çmimeve, deri në 2.4 %, për festat e fundvitit.
Edhe atë shpërblim qesharak që qeveria jep për pensionistët, nuk do të ketë asnjë ndikim.
LSI kërkoi heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës, që aktualisht është 20 % por nuk u votua në Buxhetin e 2018-s.
Kjo do të ndihmonte mbi 78 mijë familje shqiptare (rreth 350-400 mijë qytetarë) që mbahen me ndihmën ekonomike, do të ndihmonte pensionistët dhe të papunët.
Ne kemi TVSH më të lartë në Europë për ushqimet bazë, ku në Gjermani është 5% TVSH, Francë 5.5%, Kroaci 5% apo në Angli që e kanë TVSH-në 0%.
Gëzuar Vitin e Ri Kryeministër, sepse ti nuk e ndjen rritjen e çmimeve të ushqimeve…
Vazhdo të favorizosh klientët duke hequr taksat për pijet energjike por jo për ushqimet e shqiptarëve.