Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh se ishte i bindur se një kompromis i mirë për të gjitha palët për largimin e Britanisë së Madhe është ende i mundur, në një deklaratë të publikuar sot në mbrëmje.
Tusk, i cili përfaqëson shtetet anëtare të Unionit, iu përgjigj në këtë mënyrë kryeministres britanike, Theresa May e cila akuzoi më parë BE-në si shkakun e ”bllokimit” në negociatat e Brexit.
”Pozicioni i Britanisë së Madhe i prezantuar pak më parë dhe gjatë takimit të Salzburgut ishte mjaft i ashpër dhe në të vërtetë pa kompromis’’, sqaroi ai.
”Për çështjen irlandeze apo rregullat e bashkëpunimit ekonomik, propozimet e Britanisë së Madhe duhet të rishikohen dhe të rinegociohen’’, rikonfirmoi Tusk.