• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqit e ekstraduar nga Kosova mund të dënohen deri në 30 vjet burg
Home
Rajon

Turqit e ekstraduar nga Kosova mund të dënohen deri në 30 vjet burg

4 April, 2018 F.autor Rajon

Avokati i Yusuf Karabinës, njërit prej gjashtë të deportuarve në Turqi, Urim Vokshi, ka folur për letrën e familjarëve dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka thënë se shtetasit turq u tradhtuan nga policia në momentin e arrestimit të tyre.

Familjarët e gjashtë shtetasve turq, të arrestuar në Kosovë dhe të deportuar menjëherë për në Turqi, sot u kanë shkruar një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes kësaj letre, familjarët edhe njëherë kanë shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar me rastin në fjalë. Ata kanë kërkuar që përmes punës në Kuvend, deputetët të sigurohen që të mbrohen të drejtat e tyre dhe të shtetasve të tjerë të huaj që jetojnë në Kosovë.

Vokshi ka thënë në emisionin “Interaktiv” se klienti i tij është arrestuar duke shkuar në punë ndërsa ka shtuar se Policia e Kosovës ka përdorur forcë gjatë arrestimit dhe ndaj djalit të tij 15-vjeçar, i cili kishte mbetur i lënduar.

I arrestuar i parë është Karabina, zëvendësdrejtor i shkollës, ai është arrestuar duke shkuar në punë. Gjatë ndalimit policia ka përdorur forcë të tepruar, forca është pëdorru edhe ndaj djalit të tij 15-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime. Fillimisht ishte në stacionin qendra ka bërë një hyrje dalje. Aty ka ardhur drejtori, i cili kishte shkuar për të mësuar arsyen e arrestimit. Në atë moment është arrestuar edhe ai. Kjo besoj se flet shumë për pafajësinë e tij. Edhe të tjerët në momentin e kontaktimit të policisë”, ka thënë Vokshi.

“U tradhtuan nga policia dhe u dorëzuan te autoritetet turke. Kishte pesë vjet që jetonte në Kosovë. Ka pasur lejeqëndrim deri në vitin 2022. Ka zhvilluar aktivitetet në mënyrë probleme. Nuk ka pasur asnjë precedent penal. Tash e më shumë se tre vjet nuk ka shkuar në Turqi, edhe në periudhën e puçit në Turqi ai ishte në Kosovë”, ka sqaruar Vokshi për aktivitetet e Karabinës në Kosovë.

“Ai ka shkuar në Turqi vetëm për pushime, gjatë verës. Para se të vinte në Kosovë, ai ishte në shërbim në Bosnjë”, ka shtuar ai, shkruan “insajderi”.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë me gjashtë të deportuarit dhe 55 mijë të arrestuarit tjerë të dyshuar për puçin në Turqi, Vokshi ka thënë se mund të dënohen padrejtësisht nga 20 deri në 30 vjet.

“Te familjarët gjithmonë ekziston shpresa se ata mund të kthehen, por duke marrë parasysh raportet e organizatave, na bën të frikësohemi për jetën dhe shëndetin e tyre. Frikësohemi edhe për gjykimin e drejtë apo jo të tyre. Ata mund të dënohen me periudha enorme, me 20-30 vjet. Kjo na frikëson. Numri i avokatëve pas ngjarjeve të fundit ka rënë dukshëm dhe familjarët kanë dyshime”, ka thënë veç të tjerash ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edin Dzeko shënon ndaj Barcelonës
Previous article Mohamed Salah ka pësuar një lëndim ndaj Manchester Cityt

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT