• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro
Home
Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

30 June, 2026 s.autor Rajon

Nga Altin Ahmeti

Ndërsa në Shqipëri mijëra protestues kanë rizbuluar nacionalizmin me parullën “Shqipëria e shqiptarëve”, duke kundërshtuar shitjen e pronave dhe ndërtimet në bregdet, fqinja jugore, Greqia, nga ku vjen edhe një pjesë e frymëzimit për këto thirrje, po përjeton pikërisht të kundërtën.
Tregu grek i pasurive të paluajtshme po përjeton një bum të paprecedentë, i mbështetur kryesisht nga blerësit e huaj.
SIpas të dhënave të publikuara për tregun grek, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme kanë arritur disa miliardë euro në vit.
Për vitin 2026, vlerësimet paraprake flasin për një volum që mund të kalojë 3–4 miliardë euro, nëse ritmi i shitjeve vazhdon si në muajt e parë të vitit.
Sipas këtyre blerësit ndërkombëtarë përbëjnë tashmë 60–85% të kërkesës për shtëpi pushimi në destinacionet më të kërkuara turistike të Greqisë gjatë vitit 2026.
Ndër blerësit më aktivë janë turqit dhe izraelitët, të cilët po dominojnë tregun, sidomos në zonat bregdetare dhe ishujt luksozë. Atyre u bashkohen investitorë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, duke e mbajtur kërkesën në nivele rekord.
Interesi i lartë ka sjellë edhe rritje të fortë të çmimeve.
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, çmimi mesatar i një shtëpie pushimi në Greqi arriti në rreth 3,400 euro për metër katror, me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe pronat e reja, të shitura para përfundimit të ndërtimit, kanë pësuar rritje të konsiderueshme çmimesh.
Blerësit e huaj nuk kërkojnë më vetëm fitim nga investimi. Ata preferojnë vila moderne me efikasitet energjetik, privatësi të lartë dhe standarde luksoze, të gatshme për banim.
Në të njëjtën kohë, oferta e kufizuar po ushtron presion shtesë mbi çmimet. Kufizimet e ndërtimit në ishuj si Mykonos, Hidra dhe Spetses kanë reduktuar ndjeshëm numrin e pronave të reja, ndërsa Paros dhe Halkidiki po shënojnë nivele rekord të aktivitetit dhe çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME ESKORTAT E LUKSIT/ Prokuroria e Milanos akuzon Alesandro Bastonin për “pros*itucion me të mitur”
Previous article ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT