• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia tension të ri me Francën, i përgjigjet Macronit: Ju këshillojmë që…
Home
Nderkombetare

Turqia tension të ri me Francën, i përgjigjet Macronit: Ju këshillojmë që…

19 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thënë se deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, për Ballkanin është “jo konstruktive”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy, iu përgjigj pyetjes lidhur me komentet e presidentit francez rreth Turqisë dhe Ballkanit gjatë një fjalimi të së martës në Parlamentin Evropian.

Aksoy tha se Macron, ngjashëm me një fjalim të bërë vitin e kaluar, ka “përdorur shprehje në Parlamentin Evropian për Ballkanin si një fushë rivaliteti për Bashkimin Evropian (BE), Turqinë dhe Rusinë”.

“Kjo nënkupton se shikimi i Ballkanit si një sferë e ndikimit nuk është konstruktive. Duke qenë poashtu një vend i Ballkanit, synimi dhe përparësia e Turqisë në rajon, siç ka qenë edhe në të kaluarën, ishte ruajtja dhe forcimi i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Aksoy në deklaratën me shkrim.

“Me këtë objektiv, ne vazhdojmë të mbështesim anëtarësimin e të gjitha vendeve në rajon në institucionet evorpiane dhe euro-atlantike”, shtoi ai.

Aksoy tha se Turqia shpreson që Franca do të kontribuojë, të paktën po aq sa Turqia, në përpjekjet integruese të miqve të Turqisë në Ballkan në BE dhe NATO.

“Brenda kësaj kornize, ne e këshillojmë Francën që të përpiqet të kuptojë më mirë përpjekjet e kontributit të Turqisë për stabilitetin e Ballkanit”, tha Aksoy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video: Aktori juaj i preferuar i telenovelave turke në "Xing me Ermalin"
Previous article Juventus apo Bayern Munich? Emre Can në "telashe"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT