• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia do rrisë rrezen e sulmit, Erdogan i vendosur. Ja pse mund të nisë përplasja me SHBA
Home
Nderkombetare

Turqia do rrisë rrezen e sulmit, Erdogan i vendosur. Ja pse mund të nisë përplasja me SHBA

5 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

“Operacioni ‘Dega e Ullirit’ në Siri nuk është kundër kurdëve, por kundër grupeve terroriste”, kështu është shprehur Presidenti turk. Recep Tayyip Erdogan ka theksuar se:

“Ne nuk kemi asnjë problem me kurdët e Sirisë dhe nuk kemi për të pasur kurrë. Lufta e Turqisë nuk është me kurdët, por me organizatat e armatosura terroriste”, tha ai duke theksuar se operacioni “Dega e Ullirit” është pjesë e së drejtës së Turqisë për vetëmbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare. Ai tha se grupe të bazuara në Afrin kanë hedhur më shumë se 700 raketa dhe mortarë në territorin turk.

Erdogan po ashtu mohoi se gjatë operacionit janë vrarë civilë në Siri. Por, kujtoi se katër njerëz janë vrarë dhe më shumë se 90 janë plagosur në Turqi nga raketat e hedhura nga YPG. Presidenti turk siguroi gjithashtu se Turqia nuk ka asnjë interes të pushtojë Sirinë. “Ne nuk synojmë tokën e askujt”, u shpreh ai për gazetën “La Stampa” dje në Itali, para vizitës në Vatikan.

Operacioni po i kushton Turqisë paqartësi në lidhje me aleatin më të madh në NATO (SHBA) si dhe Europën, pasi atë që zyrtarët në Turqi e shohin si luftë kundër terrorizmit, vendet e tjera po e dyshojnë si pushtim të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara thonë se janë në bisedime me Turqinë dhe autoritetet turke thonë se janë në bisedime dhe në kontakt të vazhdueshëm me amerikanët që të mos ketë konfrontim gjatë operacionit të tyre në Siri. Turqia e nisi operacionin kur SHBA-ja shpalli se po stërvit disa forca në Siri, ku përfshihen edhe luftëtarët kurdë të YPG, për të ngritur një forcë kufitare kundër terroristëve të ISIS në rajon.

Por, Turqia i konsideron terroristë luftëtarët kurdë të YPG, ndërkohë që SHBA i ka aleatë dhe pikërisht fakti që kurdët do të ishin pjesë e forcës kufitare siriane dhe irakiane pranë kufirit me Turqinë, ishte i papranueshëm për ta. Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit”, me misionin për të dëbuar terroristët nga kufiri i saj dhe për të pastruar Sirinë prej tyre që të mundësonin kthimin e disa milionë refugjatëve sirianë, të cilët po strehohen në Turqi.

Ndërkohë që operacioni pothuajse po përfundon në Afrin, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do ta zgjerojë rrezen e sulmit edhe në qytetet e tjera ku ka terroristë, përfshirë Manbij.

Në këtë qytet mund të nisë konfrontimi me amerikanët nëse aksidentalisht turqit mund të vrasin ndonjë prej rreth 2,000 komandove amerikane, që janë pozicionuar aty për të stërvitur forcën kufitare.

Nuk thuhet se çfarë diskutohet mes turqve dhe amerikanëve mbi këtë çështje, por deklaratat nga SHBA-të kanë qenë më diplomate, me zyrtarët që thonë se e mbështesin të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje, por Presidenti turk është shprehur se me operacionin “Dega e Ullirit’ ka devijuar lojën e ligë të interesave të huaja në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga kush rrezikohen gjermanët që po amatosen dhe shkojnë në kurse për vetëmbrojtje!
Previous article E dashuruar pas modës së fundit? Zbuloni shifrën marramendëse të veshjes së Adelina Tahirit (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT