• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA REKORD INVESTIMESH NË SHQIPËRI/ Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld euro
Home
Ekonomi

TURQIA REKORD INVESTIMESH NË SHQIPËRI/ Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld euro

18 January, 2022 s.autor Breaking News, Ekonomi

Turqia është një nga partnerët strategjik të Shqipërisë, jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë ekonomik, ku shkëmbimet tregtare dhe investimet janë në rritje.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin e kaluar deri në shtator stoku i investimeve turke kishte arritur në 2.025 miliardë euro. Për stokun e investimeve Turqia vjen pas Zvicrës, Kanadasë, Holandës dhe Italisë.

Ndërkohë sipas të dhënave vetëm në 9 muaj të vitit të kaluar, Turqia ka investuar në Shqipëri 63 milionë euro.

Por ku qëndron impakti i shtetit turk në ekonominë e Shqipërisë?
Në fund të vitit 2020, në vend operonin 277 ndërmarrje me pronarë turq dhe 80 ndërmarrje me bashkëpronarë shqiptar. Pra në total ishin 357 ndërmarrje, që lidheshin me shtetin Turk. Fokusi i investitorëve turk ka qenë i përqendruar më shumë në sektorin e industrisë përpunuese, nxjerrëse dhe energji.

Sipas të dhënave të INSTAT, 25,9% janë në sektorin e industrisë përpunuese, 20.3% në industrinë nxjerrëse, më pas 19,0% në energji elektrike dhe uji, 18,0% në transport dhe komunikacion, më pas renditet akomodimi dhe restorantet me 9,1%, ndjekur nga ndërtimi me 7,9%, dhe në fund është tregtia me 5,1%.

Për numrin e ndërmarrjeve të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar që operojnë në Shqipëri, Turqia renditet e 4-ta pas Italisë, Greqisë dhe Kosovës.

Marrëdhëniet mes shteteve janë forcuar më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku qeveria turke mori përsipër të ndërtojë banesat në Laç, ndërsa gjatë pandemisë ndërtoi spitalin rajonal të Fierit dhe ka restauruar Xhaminë Ethem Beu, e pritet të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë.

Inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut shënon fundin vizitës disa orëshe të presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Ardhja e Erdogan në vendin tonë kishte si qëllim kryesor për të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij. Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE. Në fund, Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë.

Stoku i investimeve sipas shteteve
Zvicër 5.1 mld euro

Holandë 4.2 mld euro

Kanada 3.4 mld euro

Itali 2.8 mln euro

Turqi 2 mld euro

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI I DHE KRAHË ARBËRIT"/ Iliri diskuton me Xheisarën: Nëse të zgjidhja ty në nominim, do e merrje për keq
Previous article TRONDITËSE/ E la e dashura, 32-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT