• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA PARALAJMËRON GREQINË/ I sugjerojmë që të distancohet nga ndërhyrjet detare
Home
Europë

TURQIA PARALAJMËRON GREQINË/ I sugjerojmë që të distancohet nga ndërhyrjet detare

18 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Marina turke ka ndaluar të enjten një anije greke, nën akuzën se ka ndërhyrë në kursin e një anijeje turke në Mesdhe. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore turke “Anadolu”, që nuk jep detaje të tjera mbi ngjarjen.

Turqia, Greqia dhe qeveria turko-greke e Qipros kanë një histori të gjatë përplasjesh në Mesdhe për shkak të pretendimeve territoriale dhe për kontrollin e rezervave të naftës dhe gazit.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Ankara, anija turke po kryente kërkime mbi aktivitetin sizmik në juridiksionin turk. Gjithashtu, në komunikatën për shtyp thuhet se Turqia do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e sovranitetit dhe juridiksionit në territorin e saj.

“I sugjerojmë Greqisë që të distancohet nga aktet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të situatës në rajon”, thuhet në Komunikatë.

Ndërkohë, burime nga Ministria greke e Mbrojtjes kanë mohuar që mes dy anijeve të ketë pasur një incident, por kanë nënvizuar se mjeti grek vetëm sa po mbikëqyrte aktivitetet e anijes turke. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, anija ndodhej në një zonë territoriale të pretenduar nga Qipro për të bërë kërkime për hidrokarbure.

Më herët, Turqia kishte shpërndarë një mesazh për të gjitha mjetet detare, se anija e saj do të kryejë kërkime sizmike në Mesdhe nga 18 Tetori deri më 1 Shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALOZE/ Dalin përgjimet e drejtuesve të Juventus, pas vrasjes së ish-ultrasit
Previous article BEFASON HYSAJ: Seria A nuk ka mbaruar ende, Napoli është favorit. Jam i gëzuar që...

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT