• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA NË PRAG LUFTE ME GREQINË/ Erdogan kërcënon Athinën: Gati të ndërhyjmë nëse provokohemi
Home
Nderkombetare

TURQIA NË PRAG LUFTE ME GREQINË/ Erdogan kërcënon Athinën: Gati të ndërhyjmë nëse provokohemi

15 August, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është ashpërsuar në orët e fundit pasi fregata ushtarake greke “Lemnos” u përfshi në një incident me fregatën turke “Kemareis” në ujërat e Egjeut Lindor. Ngjarja ndodhi pasi fregata greke ka kryer manovra të rrezikshme në drejtim të anijes turke eksploruese të naftës e gazit  “Oruç Reis”, që ka qenë duke kryer kërkime në zonën mes Qipros dhe ishullit Grek të Kretës. Në këtë kohë ka ndërhyrë fregata ushtarake turke “Kemareis”.

Gjatë këtyre manovrave ka patur edhe një përplasje të lehtë mes dy anijeve ushtarake. Në këtë zonë detare Turqia dhe Greqia pretendojnë juridiksion se kanë për kërkime të naftës e gazit. Pas incidentit dhe faljes se namazit të së Premtes në xhaminë Aja Sofia, Presidenti Erdogan tha se çdo sulm ndaj anijes turke që eksploron naftë dhe gaz në ujërat e diskutuara mesdhetare do të kishte një çmim të lartë.

“Fregata jonë Kemal Reis u dha tyre përgjigjen e nevojshme. Ne nuk do të lëmë pa kundërpërgjigje as sulmin më të vogël kundër anijeve tona civile. Një situatë e tillë ndodhi dje dhe Kemal Reis dha përgjigjen e nevojshme dhe më pas greket u tërhoqën në portet e tyre. Ne ju thamë atyre se nëse sulmojnë anijen tonë Oruç Reis, do të paguajnë një çmim të lartë dhe sot ata morën përgjigjen e parë të duhur.  Nëse kjo situatë vijon, ata do të marrin sërish përgjigjen e merituar. I bëj thirrje Mitsotakisit që të respektojë drejtësinë ndërkombëtare”.

Erdogan tha se anija e tij eksploruese Oruç Reis do të vijojë kërkimet në zonë deri më 23 Gusht dhe se marina turke do të mbrojë anijen Oruç Reis gjatë misionit eksplorues. Kreu i shtetit turk tha se kishte biseduar për këtë edhe me Kancelaren Merkel.

“Ata hapën zjarr ndaj varrezave të bashkëkombësve tanë në Trakinë Perëndimore. Ne nuk i lëmë vetëm bashkëkombësit tanë qofshin gjallë a vdekur. Atë që nevojitet te bëjmë kur t’i vijë vakti ne do ta bëjmë. Këtë e them qartazi dhe haptazi”.  

Greqia dhe Turqia janë aleatë në NATO, por marrëdhëniet e tyre kanë qenë prej kohësh të mbushura me tension. Mosmarrëveshjet kanë filluar nga kufijtë e rafteve kontinentale në det të hapur dhe hapësirën ajrore deri në ishullin etnik të ndarë në Qipro. Në vitin 1996 ata pothuajse shkuan në luftë për pronësinë e ishujve të pabanuar në Detin Egje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINA ANTI-COVID/ BE arrin marrëveshjen me “Astra Zeneca” për 300 milion doza
Previous article FOTO PREKËSE/ Mjekja përlotet në ambientet e spitalit, kolegia i gjendet pranë

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT