• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA MESAZH PËR BE/ Duam shpërblim për përpjekjet tona, mos na nxirrni pengesa
Home
Europë

TURQIA MESAZH PËR BE/ Duam shpërblim për përpjekjet tona, mos na nxirrni pengesa

29 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoglum tha se Turqia dëshiron që nga BE-ja të marrë shpërblimin e përpjekjeve të saj, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe i Financave Berat Albayrak dhe ministri i Brendshëm Süleyman Soylu mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të katërt të Grupit të Aksional të Reformave që u mbajt nën udhëheqjen e Kryesisë së Çështjeve të BE-së pranë Ministrisë së Jashtme.

Duke bërë të ditur se në takim janë fokusuar kryesisht në përshpejtimin e procesit të reformave politike, Çavuşoğlu tha: “Kryesia për çështje të BE-së dhe të gjitha institucionet e tjera në proceset e ardhshme do të përqendrohemi në fushën e gjyqësorit dhe të drejtat themelore, si dhe atë të lirisë dhe sigurisë”.

“Në proceset në vijim mendojmë të punojmë më afër me Këshillin e Evropës. Komisionet e përbashkëta, grupet e punës dhe bashkëpunimi i afërt mes nesh dhe Këshillit të Evropës deri më sot kanë shërbyer në të mirën e të dy palëve. Turqia është një prej anëtarëve themelues të Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me kuvendin parlamentar, por me të gjithë institucionet, duke përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut”, citohet Çavuşoğlu nga Anadolu Agency, duke theksuar se në sistemin qeverisës presidencial do të ketë më pak burokraci dhe do të hidhen hapa më të shpejta me mekanizmin e vendimmarrjes më efektive.

“Në marrëdhëniet tona me BE-në, ne do të përqendrohemi kryesisht në çështjet që vazhdojnë dhe çështjet ku ne mund të arrijmë rezultate. Një nga këto çështje është rifillimi i negociatave të bashkimit doganor dhe zbatimi i liberalizimit të vizave. Edhe ne, edhe ministri ynë i Thesarit dhe Financave, po punojmë për rifillimin e negociatave të bashkimit doganor. Në liberalizimin e vizave ishin shtatë kritere, ndërsa aktualisht ato kanë rënë në gjashtë. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të punojmë me institucionet e BE-së dhe me të gjithë komisionerët. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha ministritë tona lidhur me gjashtë kriteret e mbetura. Delegacionet tona teknike u takuan më 31 maj në Ankara. Pas kësaj, ne do të intensifikojmë negociatat tona, bashkëpunimet tona”, shtoi ministri Çavuşoğlu.

Po ashtu, Çavuşoğlu deklaroi se Turqia ka pritshmëritë e saj nga BE-ja.

“Dëshirojmë që nga BE-ja të marrim shpërblimin e përpjekjeve tona, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave, dhe nuk dëshirojmë të nxirren pengesa politike”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ça prezervativi? Ja çfarë duhet të bëni
Previous article TRAGJIKE/ Shqiptari 41 vjeçar HUMB JETËN në punë. Pronari i kërkoi të priste pishën dhe ai...

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT