• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA MERR VENDIMIN/ Hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE
Home
Nderkombetare

TURQIA MERR VENDIMIN/ Hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE

28 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri.
Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia.

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët sirianë nga shkuarja në Evropë, qoftë përmes tokës ose detit”, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Të gjithë refugjatët, përfshirë sirianët, mund të kalojnë në Bashkimin Evropian”, tha zyrtari turk në kushte anonimiteti.

Reuters raporton se, brenda orësh, kolona migrantësh janë nisur drejt kufijve evropianë.
“Kemi dëgjuar për (hapje të kufijve) në televizion”, tha Sahin Nebizade, migrante afgane.

Greqia dhe Bullgaria thanë se i kanë forcuar kontrollet në kufij menjëherë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se perspektiva e një krize të re migrantësh paraqet një kërcënim të madh në kohën kur vendet evropiane janë duke luftuar me përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Megjithatë, BE-ja dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë thanë se raportet për çdo ndryshim të gjendjes në kufij janë ende jozyrtare dhe se Ankaraja nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Turqia, në vitin 2016, ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të penguar rrjedhën e migrantëve – të ikur kryesisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme – në vendet e BE-së.

Një vit më herët, më 2015, Evropa është përballur me krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi mbi një milion sish kanë hyrë në kontinent.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NXËNËSIT E HELMUAR NGA EKSPERIMENTI/ Mjeku: Panik. S'di si t'ia vë emrin, s'kemi gjetur gjë, presim analizat
Previous article "ASNJËHERË..."/ Mos vallë kunja e Mozzik i drejtohet partnerit të ri të Loredanës

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT