• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA LARGON ANIJEN “ORUC REIS”/ SHBA: Konflikti me Greqinë të zgjidhet me dialog
Home
Nderkombetare

TURQIA LARGON ANIJEN “ORUC REIS”/ SHBA: Konflikti me Greqinë të zgjidhet me dialog

13 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Mëngjesin e së dielës anija kërkimore turke Oruc Reis është larguar nga ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo dhe është drejtuar drejt Antalias ,ndërkohë që Ankaraja nuk ka rinovuar navtex-in që kishte deklaruar për datat 12-14 shtator për kërkime në këtë zonë.

Zëdhënësi i qeverisë greke e ka quajtur hap pozitiv largimin e anijes turke, por i është referuar njëkohësisht edhe qëndrimit të rreptë të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo nga Qipro të shtunën në mbrëmje , ku ky i fundit ka folur edhe për bisedat e presidentit Trump me liderët e Greqisë dhe Turqisë ,për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e konfliktit me dialog.

Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga operacionet e vazhdueshme të Turqisë për shpim-kërkimet në gjetjen e burimeve natyrore në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qiproja kanë juridiksionin në Mesdheun Lindor. Republika e Qipros ka të drejtën të shfrytëzojë burimet natyrore, përfshirë të drejtën për hidrokarbure që gjenden në detin e saj territorial dhe zonën e saj ekskluzive ekonomike.

Nga ana tjeter gazeta patriotike turke Yeni Safak  thotë se shkaku i largimit të Oruc Reis është thjesht një pushim i shkurtër derisa të zhvillohet dialogu me palët në NATO. Por më herët  kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Selaniku , ka shpallur ,përveç të tjerash, masa te reja sa i përket përforcimit të sektorit të Mbrojtjes së vendit dhe arsenalit ushtarak .

Është koha për të forcuar forcat e armatosura si një trashëgimi për sigurinë e vendit, por edhe si një detyrim suprem ndaj grekëve që do të mbajnë koston. Kështu që sot unë shpall 6 vendime kryesore që rrisin fuqinë, funksionalitetin dhe efektivitetin e ushtrisë greke: Së pari, forca jonë ajrore menjëherë fiton një skuadrilje prej 18 avionësh luftarakë Rafale me zëvendësimin e menjëhershëm të Mirageve të vjetër .

Sipas Mitsotakis do të blihen gjithashtu nga Franca 4 fregata te reja , do rinovohen 4 të tjera, do të rinovohet arsenali i këmbësorisë, marinës detare , dhe forcave ajrore, gjatë pesë viteve te ardhshme do të futen në ushtri 15.000 burra dhe gra, do të rifillojnë punën repartet e industrisë së armëve të specializuara për mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve, ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve të reja dixhitale dhe hibride në ushtri.

Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe, ndërsa ka theksuar se Greqia është e gatshme  të bashkëpunoje me të gjithë fqinjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTAGONIST NDAJ WEST BROM/ Nga Bergamo në Premier League, Castagne debuton me gol (VIDEO)
Previous article PROBLEME PËR INTER/ Barcelona kërkon ndihmën e super menaxherit për transferimin e sulmuesit...

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT