• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia ka arritur marrëveshje për blerjen e raketave nga Rusia
Home
Nderkombetare

Turqia ka arritur marrëveshje për blerjen e raketave nga Rusia

29 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës Rusia do ta furnizojë Turqinë me sistemin e raketave tokë-ajër S-400, thuhet në disa raportime nga Ankaraja.

Marrëveshja, që raportohet se e arrin vlerën prej 2.5 miliardë dollarëve, ka shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore, sepse Turqia është anëtare e NATO-s dhe këto sisteme të armatimit kundërajror nuk mund të përfshihen në sistemin mbrojtës të kësaj aleance, shkruan rel.

Vendimi i Turqisë për të siguruar raketat S-400 është cilësuar në disa kryeqytete perëndimore si mospërfillje ndaj NATO-s, në kohën e tensioneve me Rusinë lidhur me rolin e saj në luftërat në Siri dhe Ukrainën lindore.

Sergei Chemezov, drejtues i një kongolomerati shtetëror rus, Rostec, i ka thënë gazetës Kommersant në një intervistë më 27 dhjetor se marrëveshja do të përfshijë katër bateri të raketave S-400.

Ai ka thënë se dërgimi i sistemit raketor në Turqi pritet të fillojë në mars të vitit 2020.
Këto raketa arrijnë një rreze prej 400 kilometrave dhe mund të arrijnë objektiva në një lartësi prej 30 kilometrave.

Negociatat lidhur me marrëveshjen për raketat S-400 fillimisht janë bërë publike në shtator nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia dhe Turqia përkrahin palë të kundërta në luftën në Siri, por Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin, përmirësuan marrëdhëniet të cilat ishin dëmtuar kur aeroplanë turq patën rrëzuar një aeroplan luftarak rus afër kufirit sirian, në nëntor të vitit 2015.

Më 27 dhjetor, zëvendëskryeministri rus, Dimitry Rogozon, tha se Moska pret që të nënshkruar marrëveshje edhe me Indinë për dërgimin e raketave S-400.

Zyrtarë rusë po ashtu kanë thënë se janë afër që të nënshkruajnë një marrëveshje për dërgimin e raketat S-400 edhe me aleatin e SHBA-së, Arabinë Saudite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS/ Allegri: Dybalas i bëri keq krahasimi me Messin
Previous article Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT